FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vucic jep një “bravo” për mediat nga Kosova për rastin Djuric

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, i përgëzoi ironikisht mediat nga Kosova të cilat kanë raportuar se ai gjoja ka nënshkruar shkarkimin e Marko Djuric.

I pyetur nga gazetarët  në Davos nëse është e vërtetë se kreu i Zyrës për Kosovën do të zëvendësohet, Vucic nuk ka dhënë përgjigje negative ose pozitive, por ka thënë:

“I përgëzoj mediat e Kosovës, për shkak se ato janë padyshim më të informuara se unë, e dinë më mirë se çfarë do të ndodhë, ndërsa filluan të merren edhe me kuadrot në Qeverinë e Serbisë”, tha Vucic,  transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa portale nga Kosova, duke përfshirë edhe Kossev serb, përcollën informacionin që Vucic ka vendosur që për shkak të “rastit të trenit” të zëvëndësojë Djuric, ndërsa Kossev thotë se këtë informacion e ka marrë nga një burim i Listës Serbe.-GazetaExpress.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?