Vuçiç: S’ka presion që të më bindë, jemi në situatën më të vështirë

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë në një situatë kaq të vështirë që nga viti 2008, siç është pas konfirmimit të vendimit kundër Milorad Dodik”.

Ky ishte reagimi i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, pas dënimit më burg të Presidentit të Republikës Sërpska në Bosnje.

“Vendi dhe udhëheqja jonë janë nën presion të madh nga të huajt. Ata duan t’i japin urdhër Serbisë se si të reagojë. Por për sa kohë që marr frymë dhe për sa kohë që një pikë gjaku rrjedh në venat e mia, nuk do të lejoj që nga goja ime të dalë asnjë fjalë lavdërimi për vendimin kundër Dodikut”, shtoi më tej Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?