FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç, zyrtarisht President (VIDEO)

Inaugurimi solemn i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ka tentuar të sjellë një ekspozitë mbi Serbinë e sotme dhe vizionin e saj. Ai ka bërë disa ndryshime. Për herë të parë doli në publik me bashkëshorten e tij dhe tha se ka mjaft humnerë në Ballkan.

“Serbia, në të cilën keni ardhur sot, ka ndaluar të shpresojë për vdekje dhe ka filluar të kërkojë jetë. Jemi një gjeneratë që e kemi kuptuar se duhet të gjejmë zgjidhje dhe nuk ka ngelur asgjë tjetër përveç të ndalojmë luftërat dhe të mësojmë të punojmë”, tha Vuçiç.

Mesazhi i tij për një jetë më të mirë në Ballkan, u mundua të çohet edhe përmes takimit me presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, por edhe ata boshnjakë, me të cilët më parë ka patur kundërshti të thella. Vuçiç pretendon për miqësi në lindje dhe perëndim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Serbia do të provojë të ndërtojë ura miqësie dhe fuqi të re të Evropës dhe Botës. Po, ne serbët dhe ju kroatët, boshnjakët, malazezët, shqiptarët e maqedonasit, bashkë mund t’i lëvizim malet. Nuk na duhet një Jugosllavi e re, por mund të luftojmë bashkë për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë të varfër”, u shpreh presidenti serb.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=4veLqOjq6l0″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?