FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zaev: BE-ja nuk i ka kërkuar Maqedonisë ngritjen e kampeve për refugjatët

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe pas takimeve të djeshme në BE sqaroi se BE-ja nga Maqedonia nuk ka kërkuar kampe refugjatësh, por se Maqedonia është e gatshme t’i ndihmojë Unionit nëse paraqitet një krizë e re emigrantësh.

“Nuk ka kurrfarë bisedimesh, askush nuk ka kërkuar nga Maqedonia kamp refugjatësh. Edhe njëherë të përmendim, Maqedonia i ndjek politikat e BE-së dhe të NATO-s pasi e shohim se do të jemi anëtare. Prandaj, në koordinim me ata, në pjesën e krizave të reja eventuale të refugjatëve së bashku ashtu siç kemi vepruar deri më tani nga viti 2015 ashtu edhe do të vazhdojmë por askush nuk ka kërkuar nga Maqedonia diçka të veçantë rreth kampeve të refugjatëve dhe ngjashëm”, deklaroi Zaev në pyetjen e gazetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?