FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet e 26 nëntorit – Bashkohën partitë politike shqiptare të Malit të Zi

Partitë shqiptare në Malin e Zi kanë nënshkruar një marrëveshje kolaicioni për të maksimalzuar rezultatin e faktorit politik shqiptar në Trevën e Malësisë në Malin e Zi në zgjedhjet lokale të 26 nëntorit.

Sipas marrëveshjes partitë ranë dakord që në zgjedhjet lokale të mbajnë parasysh  interesin e përbashkët të popullsisë që përfaqësojnë për të maksimalizuar rezultatin e zgjedhjeve në favor të kandidatëve shqiptarë.

Në marrëveshje thuhet se “mbi këtë bazë, në dakordës e bashkëpunim do të ndërtohen listat dhe koalicionet parazgjedhore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu partitë politike shqiptare ftojnë të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë, OJQ, intelektuale e të tjerë që të dalin kudo me një zë të përbashkët në mbështetje të kandidatëve shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu partitë politike shqiptare kanë rënë dakord që pas zgjedhjeve lokale dhe në bazë të rezultatit, të gjithë formacionet, listave dhe subjektet zgjedhore nuk do të mund të angazhohen në asnjë mënyrë e rrethanë veçmas  por vetëm sëbashku dhe në dakordësi për formimin e shumicës në këshillin Komunal të Komunës së Tuzit.

Marrëveshja e koalicionit është nënshkruar nga “Alternativa Shqiptare”, “Unioni Demokratik Shqiptar”, “Lidhja Demokratike Shqiptare” dhe “Forumi Demokratik për Integrim”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?