FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, deri në orën 16:30 kanë votuar 48.76%

Voters cast their ballots at a polling station in Athens, Greece, Sunday, May 21, 2023. Greeks head to the polls on Sunday to elect a leader who will have more control over the country's economy for the first time in over a decade. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)

Greqia zhvillon sot zgjedhjet parlamentare. Gazetari Artur Bibe raporton se deri në orën 16:30 pjesëmarrja ka shkuar në 48.76%, një rritje e ndjeshme krahasuar me orën 13:00 ku pjesëmarrja ishte 31.52%.

Ministria e Brendshme greke u bëri apel zgjedhësve të shfrytëzojnë edhe orën e fundit që ka mbetur deri në mbylljen e procesit të votimeve, për të marrë pjesë në zgjedhje.

9.810.040 qytetarë me të drejtë vote pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit në Greqi, nga të cilët 16 mijë e 827 grekë që jetojnë jashtë vendit. Këta të fundit u drejtuan në ambasada, shkolla dhe biznese, për të shfrytëzuar të drejtën e tyre themelore dhe bërë pjesë e procesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore të shpërndara në 35 shtete të ndryshme të botës, mbërritën gjatë orëve të para të mëngjesit në Athinë ku edhe do të numërohen sapo të nisë procedura e numërimit. Rreth 400.000 qytetarë do t’u drejtohen kutive për herë të parë, ndërsa këtë vit votojnë edhe 17-vjeçarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?