Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Fundi i epokës së Gjukanoviqit?

Rajoni E hënë, 3 Maj 2021 01:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi mund të shënojnë fundin e epokës së Gjukanoviqit. Mundësia ekziston por edhe opozita është e përçarë.

Në vitin kur Partia Demokratike Socialiste (DPS) feston 25 vjetorin e të qenit në pushtet, në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e dhjeta parlamentare, qysh nga aplikimi i sistemit parlamentar dhe zgjedhjet e katërta prej pavarësisë së Malit të Zi. Në dallim nga zgjedhjet e kaluara, DPS paraqitet kësaj radhe e vetmuar në zgjedhje. “Karakteristika e kësaj fushate të DPS ishte që për herë të parë që nga vitet 90-të del në zgjedhje pa ndonjë partner në koalicion dhe në plan të parë e ka vënë kryeministrin Millo Gjukanoviq, që do të thotë se kjo parti nuk ka kuadro të tjerë që mund ta kryesojnë”, thotë për DW, Samir Kajosheviq, gazetar i ditores Vijesti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Opozita e përçarë

Nga ana tjetër opozita është ende e përçarë. Ajo dominohet nga Fronti Demokratik (DF), të cilit gjatë fushatës iu ndalua një spot ku Gjukanoviqi përshkruhej si “koka e korrupsionit në Mal të Zi”. Një ofertë të re prbën koalicioni i ri i madh “Ključ” (Çelësi), i përbërë nga Demos i Miodrag Lekiq, Partia Popullore Socialiste dhe Uniteti i Aksioneve Reformuese. “Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, partitë opozitare janë mbledhur kësaj radhe në blloqe, duke e zvogluar mundësinë e humbjes së votave”, mendon Kajosheviq.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një përjashtim është Partia Demokratike e Aleksa Beçiqit, e ndarë nga SNP para dy vitesh, e cila do të dalë e vetme në zgjedhje. Si e tillë vepron edhe Partia Socialdemokrate, e cila sivjet ka daleë nga koalicioni qeveritar me DPS. Është pritur që ajo të futet në ndonjë koalicion, por edhe ajo do të dal e vetme në zgjedhje.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Në zgjedhje merr pjesë edhe partia opozitare “Pozitivna Crna Gora” (Mali i Zi Pozitiv), ndonëse ajo në fillim të këtij viti e ka mbështetur qeverinë, pas daljes së SDP nga koalicioni. “Pozitivna Crna Gora” do të ketë problem me kalimin e pragut të përfaqësimit palamentar prej 3%. Por nëse futet në parlament, mund të pritet që do të bashkëpunojë me partinë e Gjukanoviqit.

„Megjithatë mendoj se në këto zgjedhje është e mundur që DPS të mos fitojë numrin e mjaftueshëm të mandateve për krijimin e qeverisë”, thotë për DW, analisti Boris Raoniq.

Rolin vendimtar në këto zgjedhje mund ta luajnë partitë, të cilat deri tani kanë qenë me Gjukanoviqin në koalicion. “Ekziston mundësia që DPS t’i bëjë thirrje ndonjë partie opozitare për bashkëpunim. Një qeveri e tillë do të ishte një shembull i mirë para bashkësisë ndërkombëtare. Por nuk dihet sa do të ishte funksionale, kur kemi parasysh përvojat nga e kaluara,” shpjegon Kojasheviq.

Montenegro Parlamentswahl Wahlkampf in Podgorica (Nemanja Dabanovic)

Programet nuk janë të rëndësishme

Në listat zgjedhore do të jenë 17 lista me 34 parti. Raoniq mendon se kjo është oferta deri tani më e mirë para zgjedhësve. Ndërsa gazetari i revistës Dan, Marko Vesheviq thotë se programet dhe ideologjitë e partive janë të parëndësishme. “Linja kryesore e ndarjeve mes partive është mbështetja e Gjukanoviqit apo kundërshtimi i tij.”

Ai mendon se opozita mund të fitojë më shumë mandate dhe të krijojë një koalicion të gjerë. “Nëse krijohet një koalicion pa DPS, mund të ketë edhe krizë politike, sepse DPS do të pengonte krijimin e qeverisë”, mendon Kajosheviq.

Vetëm një ditë para zgjedhjeve, nuk mund të thuhet se kush do t’i fitojë zgjedhjet, sepse nuk ka ndonjë sondazh serioz.-DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 12 minutash

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 12 minutash

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 13 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 11 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 18 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.