FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zjarr në Athinë. Shefi i Emergjencave: Mbyllni shtëpitë dhe largohuni (FOTO)

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën periferike të Athinës, Kineta dhe si pasojë dhjetëra banesa dhe dhjetëra makina janë djegur. Një numër i madh zjarrfikësish ka shkuar menjëherë në vendngjarje në përpjekje për të shuar zjarrin. Autoritetet iu kanë bërë thirrje banorëve për evakuim dhe kanë ndaluar qarkullimin në disa rrugë. Zjarri ka shkaktuar re të dendura tymi, të cilat janë të dukshme edhe në kryeqytet.

“Njerëzit të mbyllin shtëpitë dhe të largohen menjëherë pasi qëndrimi i gjatë në këtë situatë është shumë i dëmshëm”, është shprehur shefi i emergjencave, teksa disa banorë kanë refuzuar të largohen.

Flakët u intensifikuan edhe më shumë për shkak të erërave të forta. Zjarret janë të zakonshme në Greqi gjatë sezonit të verës, për shkak të motit të thatë e të nxehtë. Disa persona humbën jetën për shkak të zjarreve në Penelopez në vitin 2007.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?