Rama bojkoton fjalimin Vjosa Osmanit në Parlament

Në Parlamentin e Shqipërisë sot Rilindja ka kryer një skandal ndaj Kosovës. Presidentja në Detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti fjalimin e parë të saj në Kuvendin e Shqipërisë. Për detyrën e lartë që mban Vjosa Osmani, fjalimi i saj duhet të shoqërohej me gjithë detajet protokollare. Kryetarja e Shtetit të Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë u drejtohej jo thjesht deputetëve, por gjithë popullit të Shqipërisë.

Ajo që ra në sy gjatë fjalimit ishte mungesa e Kryeministrit Edi Rama në sallën e Kuvendit. Veç kryeministrit gjatë fjalimit kanë munguar një pjesë e madhe e ministrave të kabinetit qeveritar “Rama”.

Mungesa nuk është një rastësi, por lidhet me mënyrën sesi Edi Rama trajton institucionet e Kosovës dhe drejtuesit politikë të zgjedhur nga populli i saj. Kryeministri nuk ka respektuar vetëm politikanen Vjosa Osmani, por gjithë popullin e Kosovës që ajo përfaqëson me detyrat që mban.

Mungesa e qeverisë, pavarësisht justifikimeve për axhendën e Edi Ramës, është një turp kombëtar. Kryeministri Rama ka zgjedhur që në këtë mënyrë të krijojë ndasi dhe mungesë të theksuar respekti ndaj përfaqësuesve të shtetit tjetër shqiptar. Mesa duket, fjalimi i Vjosa Osmani për kufijtë dhe minishengenin e dëmshëm për Shqipërinë, kanë qenë gjërat që Edi Rama s’ka dashur të dëgjojë. Sepse me apo pa dashje, Rama është bërë pjesë e këtyre pazareve me Kosovën dhe ka përkrahur ide të rrezikshme.

FOTO/ Vjosa Osmani në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë

 

SHKARKO APP