Rama: Nëse negociatat nuk hapen në qershor, ndahemi nga Maqedonia e Veriut
Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut, nëse në qershor nuk hapen negociata për në BE formalisht.
”Kjo do të ndodhë nga ana jonë vetëm nëse në qershor nuk do të hapen negociatat formalisht për Shqipërinë për shkak të Bullgarisë.
Deri në qershor ne do të vazhdojmë të jemi në një linjë me Maqedoninë e Veriut, që të dyja vendet duhet të marrin dritën jeshile.
Nëse në qershor Bullgaria do të bllokojë rrugën, ne do kërkojmë të na ndajnë sepse është diçka e pamundur që të përballohet gjatë”,-tha në konferencën me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.