Rama telefonon Petrit Malajn: Ç’thotë Tropoja heroike me Partinë Demokratike?

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bisedë me kandidatin për deputet të PS-së në rrethin e Tropojës Petrit Malaj.

Me ironitë e arrogancën që Rama e shfaq kudo, e ka pyetur Maljan “Ç’thotë Tropoja heroike me Partinë Demokratike?”

Më tej, Rama i ka thënë kandidatit Petrit Malaj se do të se do të vizitojë Tropojën kur të hapet Aeroporti i Kukësit.

BISEDA

Rama: Alo mirëmëngjes! Petrit si je vëlla? Si të kam?

Malaj: Mirë, mirë.

Rama: Ç’thotë Tropoja heroike me Partinë Demokratike?

Malaj: Në fakt po kaloj një situatë të mirë, një kohë goxha të mirë edhe kam përshtypjen se Tropojanës kanë rënë atje ku duhet, brenda asaj sic janë njerëz fisnikë, punëtorë, të dashur. Njerëzit e mi mburrëm gjithmonë me ta.

Rama: Si po ecën fushata?

Malaj: Mirë, jam përpjekur të bëj atë që i kam vënë qëllim vetes. Jam përpjekur të takoj dhe të flas në sy më sy me të gjithë. Kam shkelur goxha pjesë të territorit, ku takoj njerëz që kanë halle, kanë derte, por brenda tyre shoh që ka shpresë se së bashku mund të bëjmë gjëra të mira.

Rama: Ata e kanë parë çfarë ndryshimi ka ndodhur atje qysh kur ne filluam të punojmë, falë edhe bashkëpunimit me atë kryebashkiakun e PD-së në fillim, edhe me Rexhën tani po vazhdojmë punët.

Malaj: Dy janë faktorët që më bëjnë të ndihem mirë, që jam pjesë e këtij komuniteti dhe e ndjej veten në mënyrë të shkëlqyer kudo që shkoj.

Rama: Ti je gur i rëndë në vendin tënd. Kjo është një nisëm për dashurinë për atë vend, dhe dëshirën për ta thelluar ndryshimin. Ti mbase je shumë modest për ta thënë vet. Duhet ta përcjellim atje, Petriti është thjesht një tropojan i angazhuar për vendin e vet, jo për veten e vet.

****

Malaj: Investimet janë të nevojshme për rrugët e bjeshkëve, që të jenë të kapshme edhe për turistët.

Rama: Ti ma vure kusht, unë skam ça bëj, më ke marrë peng. Bëhua të qartë që duhet kjo mbështetje. Duhet luftuar deri në fund ai tifozllëku absurd politik. Nuk po i kërkon njeri asnjë demokrati të bëhet socialist, por thjesht të shohë interesin e Tropojës. I lanë si xhep false atje dhe i përdornin vetëm për dëme dhe për simulime agresive.

Malaj: Më ke dhënë një fjalë që ekziston mundësia që edhe të kalosh këtej.

Rama: Po patjetër, ku do shkojmë pa kaluar në Tropojë.

Malaj: Do të doja që të vije sepse e di që do të presin ashtu siç duhet.

Rama: Ti do vish se do hapim Aeroportin e Kukësit se do presim ata çunat e Londrës, pastaj do shkojmë në Tropojë. Ose para ose mbrapa por patjetër do jemi në Tropojë.

SHKARKO APP