Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rinoceronti që po prish teatrin Tonë Kombëtar

Politikë E premte, 15 Maj 2020 19:55
Rinoceronti që po prish teatrin Tonë Kombëtar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mal Berisha- 

Në vitin 1959 shkrimtari Franko – Rumun, Eugen Jonesku, shkruajti veprën dramatike absurde “RINOCERONTI”. Kjo vepër bazohet në një legjendë që lidhet me këtë egërsirë e cila thuhet se ka një aftësi të habitshme: Po e preku njeriun me noçkë ai e shndrron atë në Rinoceront! Ja ngjarja:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

“Në një qytet të vogël të Francës, një Rinoceront zbret nga pylli dhe fillon t’i prekë njerëzit me noçkën e tij të madhe. Njeriu i parë që ai prek kthehet në Rinoceront. Tani qyteti ka dy Rinocerontë. Por edhe ky i dyti fiton aftësinë që të kthejë në Rinocerontë këdo që ai prek me noçkën e tij. Kështu TË DY RINICERONTËT prekin edhe nga një njeri tjetër dhe i bëjnë katër si vetveten. Kështu numri i Rinocerontëve fillon e shumohet në progresion gjeometrik dhe për rrjedhojë një pjesë e qytetit transfomohet nga një qytet njerëzish të qetë, që mundohen ta bëjnë jetën e tyre me përpjekje të ndershme, në një tufë kafshësh të rrezikshme, të cilat sulmojnë t’i shndrrojnë njerëzit e rajoneve të tjera me metoda të dhunshme dhe t’i bëjnë si vetveten.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një pjesë e qytetarëve të atij qyteti i shmagen atij, ikin, fshihen me çdo mënyrë dhe nuk pranojnë të kthehen në këtë lloj qenje të rrezikshme.”

Kjo vepër që i takon Teatrit Absurd ka patur një jehonë shumë të madhe në botën kritike të artit dramatik të kohës, për metaforën e vet.

Kur e pyetën Joneskun nëse kur e shkroi atë vepër ai kishte patur në mëndje Nazizmin që u përhap me aq shpejtësi nëpër Europë, ai u përgjigj me një fjalë: “NDOSHTA!”

Por edhe kur e pyetën nëse kur e shkroi atë vepër kishte patur parasysh Komunizmin që u përhap po ashtu po me aq shpejtësi nëpër Europë, ai dha të njejtën përgjigje: “NDOSHTA!”

Mbas afro gjashtë dekadash që kur u vu kjo dramë absurde në skenë dhe tre dekada pas ardhjes së demokracisë, drama “Rinoceronti” luhet në mesin tonë me pamjen më të shëmtuar: Prishjen e Teatrit tonë Kombëtar.

Për paralele, imagjinoni pyllin e qytezës franceze nga del Rinoceronti i Joneskut të jetë ajo rrethina që para tridhjetë vjetësh ruhej me Gardën e Shtetit në mes të kryeqytetit tonë. Aty njerëzit e udhëheqjes xhelozonin me njëri tjetrin, tradhëtonin, thereshin, duheshin, prostituonin, vriteshin, vetvriteshin, komplotonin, intrigonin, spiunoheshin, burgoseshin, shanin njëri tjetrin, luftonin kundër njëri-tjetrit, duheshin prapë, urreheshin dhe eleminonin njëri tjetrin.

Jashtë asaj rrethine njerëzit poshtëroheshin, varfëroheshin, internoheshin, burgoseshin, ekzekutoheshin, shpronësoheshin e vriteshin në kufi.

Në një moment ndryshimi dhe rënje të asaj rrethine, kur pritej të çelte sado pak një stinë e re, fap doli që andej Rinoceronti. Ai ishte i mësuar me tëra veset e asaj rrethine të molepsur me krimin, degjenerimin, dhe pashpirtësinë.

Në fillim ai, për të mashtruar dhe krijuar përshtypjen se ishte kundër rrethinës prej nga po dilte, deklaroi se tërë Rinocerontët e rrethinës që po lente pas duheshin vrarë, pushkatuar, ekzekutuar madje edhe ai që e kishte pjellë vetë atë. Kishte edhe prej atyre që e besuan.

Kështu Rinoceronti kaloi rrethinën dhe filloi të mendonte se si të merrte ndërtesën ku kishin punuar, jetuar dhe persekutuar njerëzit e rrethinës prej nga dilte edhe ai vetë. Kështu ai filloi të godiste me noçkë njëri pas tjetrit këdo që nuk i bindej dhe i mblodhi Rinocerontët e rrethinës si dhe ata të shndrruarit në atë lloj kafshe të cilët me gëzim të madh thirrën:

“Rroftë Rinoceronti, shpëtimtari ynë i Madh!” Një ditë një Rinoceronte femër i ofroi atij edhe një përkrenare heroi me një kokë dhie përsipër.”

Ata e zgjodhën atë në krye të tyre, u kthyen në kafshë njësoj si ai dhe me klithmat dhe ulurimat e tyre karakteristike iu turrën institucioneve të shtetit, dogjën e shkatërruan, prishën çdo gjë të traditës ndërtimore, bënë atë që nuk bëhej, të tëra me Krye Rinocerontin e tyre në ballë të punëve të mbrapshta

Tani Rinoceronti ka në dorë çdo gjë. Ai ka ushtrinë e tij të Rinocerontëve si ai vetë, deputetë, pseudodeputetë,  kriminelë, hajdutë, kryetar bashkishë, aktivistë të rrethinës së tij, pornografë të televizionit shtetëror, të cilët me noçkat e tyre Rinoceront-ojnë çdo njeri që iu del përpara. Por nuk mjaftuan me kaq. Rinoceronti iu turr edhe atyre që një herë e një kohë kishin qëndruar shumë larg nga ai, njerëz të punës, që me mundime patën ndërtuar biznese, punësuar njerëz dhe zhvilluar vendin. Ai iu preku pronën dhe dinjitetin siç kishin bërë ata të rrethinës së tij për dyzet e gjashtë vjet. Tani njerëzit kanë vetëm dy zgjedhje:

Ose të shkatërrohen, të shuhen, të mos veprojnë më, të mbyllin dyert e bizneseve dhe të arratisen ose të bëhen Rinocerontë. Një pjesë prej nesh ka  zgjedhur të mos bëhet pjesë e bashkësisë së Rinocerontëve. Por është një pjesë që u dorëzua, u prek nga noçka dhe u kthye në Rinoceront. Kështu vendi është mbushur me Rinocerontë aq sa edhe një pjesë e mbetur bosh në Parlament tani është plot me ta.

Tani Rinocerontët gjëndet kudo në kryeqytet dhe në çdo qytet, qytezë dhe fshat të vendit tonë të mjerë. Krye – Rinoceronti me ushtrinë e tij prishën gjykatat, shkatërruan institucionet, mbollën krimin, mbushën vendin me drogë dhe nuk lënë të dëgjohet asnjë zë që është kundër tij.  

Më në fund, Rinocerontët vendosën të prishin edhe Teatrin Kombëtar për të plotësuar deri në fund absurditetin e tyre.

Teatri absurd i Eugen Joneskut po shfaqet sot me tërë Rinocerontët me dëshirën e tyre për të shembur Teatrin Kombëtar.

A po jetojmë absurdin e Eugen Joneskut!?

A do i rezistojmë RINOCERONTËVE?

Unë them: PO

Së pari le të mbrojmë Teatrin!

Pas mbrojtes së tij, vijnë me radhë të tjerat!

As nazizmi as komunizmi i Eugen Joneskut nuk i mposhtën popujt! As Rinocerontët e Sotëm nuk do e bëjnë dot këtë!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 ore

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 1 ore

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 9 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.