1 kilogram më pak në ditë vetëm me… limon
Limonët janë më të mirët kur vjen puna për të humbur peshë. Duke përdorur recetën e përshkruar më poshtë dhe me një dietë të shëndetshme, mund të humbisni peshë shumë shpejt, pothuajse 1 kg në ditë. Gjithashtu kjo pije do të pastrojë trupin tuaj nga toksinat e akumuluara çdo ditë.
Jo vetëm do të rrisë dhe forcojë sistemin imunitar. Trupi humbet vitaminë C çdo ditë, dhe kjo është një nga mënyrat më të shëndetshme për ta ‘rimbushur’ atë me këtë vitaminë.
Ndjekësit e Beyonce do të jenë të interesuar veçanërisht për dietën e mëposhtme, sepse ajo e përdori këtë recetë për të humbur 38 kg pas lindjes së fëmijës.
Përbërësit:
• 8 gota ujë
• 6 limonë të shtrudhur
• ½ filxhan mjaltë
• 10 gjethe nenexhik
Përgatitja:
Kur bëni pije me mjaltë dhe limon gjithnjë duhet të prisni që uji të valojë dhe më pas të ftohet paksa. Asnjëherë nuk duhet të jetë i nxehtë. Kur uji të jetë në këtë temperaturë, shtoni të gjithë përbërësit në të dhe më pas kombinojeni pirjen e këtij lëngu me të tjera ushqime të shëndetshme për dietën tuaj.
Koha më e mirë e ditës për ta konsumuar këtë përzierje është para se të hani mëngjes. Ky vakt duhet të jetë i përbërë rreptësisht me fruta. Pas disa orësh pini një gotë përzierje dhe kombinojeni atë me një vakt me bajame të papjekura. Për drekë hani sallatë marule me vaj ulliri dhe uthull molle, e cila do t’ju ndihmojë të digjni yndyrën më shpejt, dhe një vezë të zier. Pas drekës pini një gotë nga përzierja dhe kombinojeni atë me një fryt të zgjedhjes suaj. Për darkë ju mund të hani pulë apo peshk të pjekur në skarë me një sallatë.
Pini një gotë dy orë para gjumit. Bëjeni këtë për pesë ditë me radhë dhe të jeni të sigurt se duke e kombinuar atë me ushqime të tjera të shëndetshme do të humbisni peshë mjaftueshëm./Shije/