1 në 10 gra lindin parakohe për shkak të këtij faktori
Smogu dhe pluhurat, shkaktojnë më shumë lindjet e parakohshme dhe faji më të madh e kanë djegia e naftës dhe benzinës së makinave. Ndotja e ajrit, në veçanti prania e grimcave të imta, nga djegia e naftës dhe benzinës së makinave, mund të rrisë rrezikun e lindjeve të parakohshme. Kështu thotë një studim i publikuar në revistën Environmental Health. Rreziku është 19-28% më i lartë, me një efekt më të rëndë në qoftë se gruaja shtatzënë është e ekspozuar drejtpërdrejt ndaj këtyre grimcave. Studimi u krye nga Emily DeFranco, mbi 225 mijë lindje nga periudha 2007-2010. Ekspertët u përqendruan veçanërisht tek grimcat e tipit PM2,5, të cilat për shkak të madhësisë së tyre të vogël mund të thithen nëpërmjet frymëmarrjes dhe shkojnë në pjesët më të thellë të aparatit, deri në bronke. Bëhet fjalë për rreziqe, në vetvete, të vogla, saktëson DeFranco, por që shtrirja e tyre e konsiderueshme, veçanërisht në zonat e mëdha urbane, ndikojnë tek më shumë se 1 në 10 gra shtatzëna.