1 në 20 persona rrezikohen nga kanceri i zorrës
1 në 20 persona do të preket nga kanceri i zorrës së trashë. Studimet aspak pozitive flasin për një rritje të sëmundshmërisë nga kancerikolorektal që sipas mjekëve ndodh për shkaqe gjenetike dhe nxitet nga faktorë të jashtëm si kequshyerja dhe duhani.
Kanceri i zorrës zë vendin e tretë në sëmundjet tumorale më të përhapura në Shqipëri. 420 raste të reja diagnostikohen çdo vit më këtë sëmundje dhe kryesisht tek moshat mbi 55 vjeç. Më e përhapur është tek meshkujt, por po vihet re rritje edhe te femrat. Mjekët specialiste tregojnë se ndryshe nga vendet e tjera, në Shqipëri 40% e pacientëve të prekur shkojnë në fazat e avancuara, atëherë kur tumori ka prekur dhe organet e tjera.
Mirëpo, cilat janë shenjat që shfaq kanceri kolorektal? Vizitat për shëndetin e zorrës duhet të jenë periodike thonë mjekët ashtu siç kryhen edhe për organet e tjera. Kapja në kohë e kësaj sëmundje ul vdekshmërinë që në vendin tonë janë në nivele të larta për shkaka të diagnostikimit të vonë.