10 arsyet përse duhet të konsumojmë panxhar

Panxharin mund ta gjejmë në një larmi ngjyrash duke filluar nga ngjyra e kuqe, të bardhë apo në ngjyrë ari. Panxhari bën pjesë në familjen e perimeve dhe ashtu sikurse karrotat ka rrënjë. Mund të konsumohet i gjallë ose i gatuar lehtë. Panxhari është konsideruar si një perime që përveçe e shijshme dhe mund të konsumohen si rrënjët dhe gjethet, ka edhe një sërë funksionesh për organizmin. Thuhet që panxhari është më shumë një perime që konsumohet në dimër, por duhet të theksojmë që nuk e humbet aspak shijen edhe në verë.
Më poshtë ju paraqesim 10 arsyet se përse duhet të konsumoni panxharin:

1.Kanë funksion anti-inflamator

Përbërësit që gjendet tek panxhari kanë treguar dhe provuar se luajnë një funksion të rëndësishëm për sëmundjet inflamatore. Tre komponentët specifikë që ndihmojnë për këtë funksion janë: betani, isobetani dhe vulgaxanthin. Ato ndalojnë aktivitetin e sëmundjeve inflamatore. Inflamacioni është konsideruar si një faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës, diabetit tip 2 dhe plot sëmundjeve të tjera.

  1. Është i pasur me antioksidantë

Panxhari përmban plot antioksidantë të tillë si beta-carotene, vitaminë C dhe mangan. Këto antioksidantë kanë funksion për të mbrojtur trupin nga efektet e stresit oksidativ, i cili mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar duke shmangur sëmundjet. Dr Andreë Weil shpjegon: “Stresi oksidativ është pesha totale e lëshuar në organizmat me prodhimin e vazhdueshëm të radikaleve të lira në rrjedhën normale të metabolizmit, plus çfarëdolloj presionesh të tjera të mjedisit. Efektet e stresit oksidativ janë të lidhura shpesh me sëmundje kronike të tilla si sëmundje të zemrës dhe shumë lloje të kancereve.”

  1. Funksion nxitës

Panxhari është përdorur në kohët e lashta nga romakët si një përforcues natyror. Ato përmbajnë boron, e cila është e lidhur në prodhimin e hormoneve të seksit njeriut.

  1. Ndihmojnë shëndetin e trurit:

“Ka patur disa studime të vazhdueshme të profilit të lartë që tregojnë se konsumi i lëngut të  panxharit mund të ulë presionin e gjakut, por kemi dashur të tregojmë se lëngu i panxharit , gjithashtu rrit perfusionin apo rrjedhjen e gjakut, në tru,” thotë Daniel Kim-Shapiro, drejtori i Qendrës Shkencore në Wake Forest University.

  1. Janë të rëndësishme për detoksifikimin e trupit

Pigmentet që i japin ngjyrën panxharit të sheqerit janë pikërisht edhe pigmentet të cilat luajnë një rol tepër të rëndësishmë në promovimin e shëndetit optimal. Ato punojnë si antioksidantë ose  agjentë anti-inflamator. Kështu ndihmojnë trupin duke neutralizuar toksina dhe duke ndihmuar në procesin natyror të qelizës, detoksifikimin.

  1. Burim i madh i acidit folik

“Folate, i njohur edhe si acidi folik, është një nga tetë vitamina B të përgjithshme dhe është e nevojshme për formimin e qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut në palcën e eshtrave, konvertimin e karbohidrateve në energji dhe prodhimi i ADN-së dhe ARN,” shkruan Medical News Today. Folate është gjithashtu thelbësore për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjet në tru. Një filxhan panxhar përmban 148 mcg efolate, që është 37 për qind e vlerës së rekomanduar ditore.

  1. Ul presionin e gjakut

Në vitin 2010 hulumtuesit në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se nitratet janë një përbërës i veçantë në panxhar, që ulin presionin e gjakut dhe mund të ndihmojnë për të luftuar sëmundjet e zemrës.

  1. Mund të luftoj kancerin

Për shkak të nivelit të lartë të antioksidanteve dhe anti-inflamatore, nuk është çudi që panxhari i sheqerit të jetë i dobishëm në uljen e rrezikut të shumë llojeve të kancerit. Janë duke u kryer disa studimeve, rezultatet e para të së cilave janë tepër pozitive.

  1. Përmban vitaminën C

Panxhari është një burim i mirë i vitaminës C, me 6.7 mg në filxhan, e cila është 11 për qind e vlerës së rekomanduar ditore. Vitamina C luan një rol të fuqishëm në rritjen e imunitetit të trupit. Është gjithashtu thelbësore për krijimin e kolagjenit në eshtra, kërc, muskujve dhe enëve të gjakut. Collagen eshte proteina kryesore në strukturën e indeve lidhëse.

  1. Ndihmon në rënien në peshë

Panxhari përmban vetëm 58 kalori në një filxhan dhe nuk përban aspak yndyrë. Panxhari është i pasur me vlera të larta në fibra dietetike, duke siguruar 15 për qind të vlerës së rekomanduar ditore në një filxhan të vetëm. Të gjitha perimet e freskëta që kanë vlera të larta në fibra dietetike, kanë nivel të të ulët të kalorive dhe përqindje të ulët yndyrore janë çelësi për humbjen e peshës.

Përktheu: Sidorela Lepuri

 

SHKARKO APP