10 ushqimet për ti bërë rezistencë të ftohtit

Jemi në stinën e dimrit dhe temperaturat janë nën 0 gradë celsius. Mundohemi që të gjejmë një zgjidhje tjetër e duke nisur që nga ushqimet. Këta të fundit na ndihmojnë të luftojmë të ftohtin, por sigurisht që duhet të dimë të zgjedhim të duhurit. Por mos u gënjeni nga miqtë false si alkooli, që të jep një ndjesi të mirë për momentin por që më pas ka një efekt boomerang.

Ja çfarë të konsumoni në stinën e ftohtë të dimrit:

Patatja – Është e pasur me karrotenoidë, që përmban vitaminën A, të mirat e së cilës janë zhvillimi i sistemit imunitar, me vetit e tij antioksiduese.

Kosi – Falë fermentuesve laktik që përmban, kosi të ndihmon të luftosh në mënyrë natyrale bakteret e pranishme në zorrët tretëse dhe të mban zgjuar dhe aktiv sistemin imunitar. Propozohet si një mbrojtës kundër agjentëve patogjenë me të cilët jemi në kontakt përditë, duke luftuar kështu mundësinë e ndonjë virusi gripi për shkak të të ftohtit.

Hudhra dhe qepa – Nëse doni të gëzoni te vetitë e tyre antibiotike, që i përmban allicina, një substancë në gjendje të luftojë infeksionet bakteriale, duke vënë në veprim sistemin imunitar, bëni mirë ti përdorni qepën dhe hudhrën.

Bishtajoret – Një nga simptomat e mungesës së hekurit është dhe ndjesia e të ftohtit. Për këtë hani thjerrëza, fasule apo një supë të mirë me to, pasi është ideale për tu ngrohur falë sasisë së madhe të fibrave që përmbajnë.

Xhinxhërfili
– Studiues të ndryshëm thonë se xhinxhërfili është aleat i fuqishëm si pastrues dhe detoksifikues natyral, xhinxhërfili rrit qarkullimin e gjakut duke favorizuar ngrohjen e organizmit dhe të jep një ngrohtësi të përgjithshme.

Proteinat – Peshku, mishi dhe veza favorizojnë procesin e termogjenezës, prodhimit të ngrohtësisë duke nisur nga vetë organizmi, dhe stimulon metabolizmin. Përmbajnë gjithashtu edhe shumë hekur.

Agrumet – Portokallet, mandarinat, qitrot, limonët janë të pasura me vitamina, në veçanti me vitaminë C, që përveçse është një antioksidant, forcon sistemin imunitar. Të mirat e lëngut të limonit dhe ujit të ngrohtë në mëngjes rekomandohen nga vipat dhe nutricionistët. Më mirë ti përdorni edhe gjatë gjysmës së ditës.

Speci djegës – I pasur me vitaminë C, dhe të mbron nga infeksionet, të gjitha sëmundjet që nga i ftohti dhe shqetësimet kardiovaskulare. Speci i kuq djegës është një kurë falë vetive të saj antiinflamatore dhe antihistamine.

Frutat e thata – Një grusht me bajame dhe arra është një kurë kundër dimrit. Bajamet përmbajnë vitaminë E, thelbësore për mbrojtjen imunitare dhe një antioksidant i fuqishëm që lufton efektin e radikaleve të lira. Arrat, përveç se kanë acidet yndyrore kryesore, janë të pasura me zink, i çmuar për të parandaluar infeksionet dhe e rëndësishme për qelizat e sistemit imunitar.

Perimet e stinës – Spinaqi, brokoli, kungulli, karota përmbajnë kripëra minerale dhe vitamina. Spinaqi në veçanti është një burim i mirë hekuri, acidi folik, vitamine C dhe karrotenoidë. Ideale do të ishte një supë që përmban perime, bishtaja dhe qepë.

SHKARKO APP