10 ushqimet që forcojnë kujtesën dhe 5 që e dëmtojnë atë

A ndikon ushqimi në plakjen e trurit tonë? Po! Një dietë e re mund të përgjysmojë rrezikun e personave, për t’u prekur nga sëmundja Alzheimer, sipas një studimi të ri. Epidemiologia dhe dietologia, Martha Clare Morris vërtetoi se dieta e quajtur MIND është shumë e dobishme për kujtesën. Jo vetëm redukton shfaqjen e Alzheimer dhe përmirëson kujtesën e funksionet e njohjes, gjithashtu zgjat jetën, ndihmon në uljen e peshës dhe redukton riskun për sëmundje kardiovaskulare.

Akronimi MIND do të thotë “Mediterranean-DASH Intervention for Neurodegenerative Delay”, pra është një dietë që bashkon dietën mesdhetare dhe atë DASH (të dietës që ulë hipertensionin) për të vonuar shfaqjen e çrregullimeve e sistemit nervor.

Këto janë 10 ushqimet që janë të mira për trurin:

-Gjethet e gjelbra në sallatë.

-Perimet në përgjithësi: Përdorini të freskëta ose të gatuara, në formë sallate, supe të ftohtë apo gjelle.

-Vaji i ullirit: Ari i lëngshëm është baza e kuzhinës mesdhetare. I mirë për zemrën, sistemin tretës dhe, tani, edhe për kujtesën.

-Frutat e pyllit: Mbi të gjitha boronicat. Por nuk duhen lënë pas edhe mjedrat dhe manaferrat.

-Peshku: Sidomos peshqit e ujërave të kripur, si sardelet dhe salmoni.

-Bishtajoret: Fasulet, qiqrat, thjerrëzat dhe bizelet duhet të jenë pjesë integrale e regjimit ushqimor. Humus është një krem qiqrash me origjinë nga Lindja e Mesme shumë i shijshëm dhe i pranueshëm për shijen tonë mesdhetare.

-Arrat: Ato përmirësojnë funksionin e zemrës, luftojnë kancerin, reduktojnë riskun për Alzheimer.

-Drithërat integrale: Janë perfekte për mëngjes. Tërshëra dhe himja e tërshërës apo e grurit mund të kombinohen me kos natyral ose qumësht.

-Mishi i bardhë: Pulë ose gjel, ju zgjidhni.

-Një gotë verë në ditë.

Sipas kësaj diete duhen shmangur në maksimum 5 ushqimet e dëmshme për trurin:

-Mishi i kuq

-Gjalpi dhe margarina

-Djathi

-Pastat dhe ëmbëlsirat

-Të skuqurat ose ushqimet e shpejta

SHKARKO APP