12% e shqiptarëve s’e dinin që vuanin nga tensioni i lartë
12% e shqiptarëve që kanë kryer analizat e kontrollit mjekësor bazë, kanë hipertension dhe nuk e kanë ditur më herët që vuajnë nga kjo sëmundje. Ndërsa 4% e tyre rezultojnë diabetikë pa e ditur dhe 12.5% paradiabetikë.
Kjo u bë me dije sot teksa u prezantuan për herë të parë gjetjet dhe rezultatet e Programit të Kontrollit Mjekësor Bazë 40-65 vjeç, në konferencën me temë “Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”.
“Pjesa me e madhe e personave që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë janë gra dhe grupmosha më frekuente është ajo 55-65 vjeç”, u shpreh ministri Beqaj, gjatë fjalës së tij.