182 pacientë përfituan falas fistulën

182 pacientë kanë përfituar shërbimin e vendosjes së fistulës falas në shtatë muajt e parë të 2019. Fistula është aksesi më i preferuar për të kryer dializë dhe mundësia e infeksionit është shumë herë më e vogël. Një fistul bën lidhjen e një arterie me një vënë për të lehtësuar kështu kryerjen e Dializës.

Ky është një tjetër shërbim, pjesë e Paketës së dializës, që financohet 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. FSDKSH thotë se shërbimi i ofruar është cilësor, me kushte dhe standarde bashkëkohore.

“Kujdesu për shëndetin dhe mirëqenien tënde. Punojmë drejt mbulimit shëndetësor universal për shëndetësinë që duam”,-bëjnë apel specialistët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?