3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë

Nëse jeni adhuruese e aromave të lehta, atëherë ne kemi 3 këshilla për ju:

1-Spërkateni parfumin tek kyçet dhe anash qafës, por edhe në vende si kërthiza apo pjesa e brendshme e gjunjëve.

2–Së dyti, merrni kremin e trupit që bashkëshoqëron parfumin tuaj dhe aplikojeni para spërkatjes, kjo i jep më shumë intensitet dhe kohëzgjatje aromës. Nëse nuk gjeni dot në treg një krem që përputhet me parfumin tuaj, atëherë merrni një tjetër, por jo me aromë të fortë, në mënyrë që të mos dominojë parfumin.

Swiss Digital Desktop Reklama

3–Së fundmi, ruani parfumet tuaja në një vend të errët dhe të freskët dhe gjithmonë sigurohuni që të mbyllni mirë kapakët e tyre, pasi ajri mund të ndryshojë përbërjen e tyre dhe si rrjedhojë, kohëzgjatjen dhe intensitetin e aromës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?