4 këshilla si të shmangni gazrat dhe dhimbjen e stomakut

Të gjithë mund ta kemi provuar të kemi qenë në ambiente me shumë njerëz dhe barku ynë të fillojë e të bëjë zhurmë.

Ne mundohemi të themi ndonjë fjalë, apo të bëjmë ndonjë veprim, në mënyrë që zhurma të mos dëgjohet, për të mos u ndier keq me të tjerët.

Fryrja e stomakut apo edhe zhurma që të krijojnë zorrët nuk është shenjë urie. Ajo është thjesht një aktivitet normal tretjeje.

Mënyra e të ushqyerit është diçka që mund ta shmangë këtë problem, por eksperët e mjekësisë thonë se ka edhe të tjera.

Mos ha vakte të rënda – Kur ha shumë, sistemi tretës lodhet, ndaj edhe funksionon më ngadalë, duke i bërë gazrat edhe më të shpeshta.

Ha ngadalë dhe duke u përtypur! – Gazrat në stomak ndodhin edhe për shkak të ajrit që mbledh gjatë procesit të shpejtë të ngrënies. Sa më shpejt e ?on ushqimin në stomak, aq më shumë ajër thith nga jashtë dhe e dërgon brenda. Nëse ha ngadalë dhe duke u përtypur, atëherë gazrat eliminohen ndjeshëm.

Shmang ushqimet që shkaktojnë gaz – Produktet ushqimore që shkaktojnë gazra duhen eliminuar për shkak se shtojnë problemet me stomakun. Kështu, nëse ke të tilla probleme, shmang ushqimet si djathin, qumështin, dardhat, brokolin, fasulet, ushqimet e shpejta dhe pijet me gaz (ose, nëse të pëlqejnë, zgjidh gjithmonë një ilaç antigaz pas tyre)

Ec për disa minuta – Ecja apo ushtrimet ndihmojnë më shumë tretjen, ndaj edhe reduktojnë ndjeshëm problemet me stomakun.

SHKARKO APP