Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 13:23 Duka: Ligji për sponsorizimet një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin E përshëndesim dhe e mirëpresim propozimin e qeverisë për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”. Falënderojmë ministrinë përgjegjëse për sportin për përpjekjet e saj, deputetët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

5 destinacionet ku ndalohen turistet femra

Shëndeti E martë, 16 Korrik 2024 14:48
5 destinacionet ku ndalohen turistet femra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Destinacionet e mëposhtme janë të gjitha të famshme, por jo vetëm për peizazhet e tyre spektakolare, por edhe sepse ndalojnë turistet femra. Nga besimet e lashta fetare deri te kufizimet morale, këto janë pesë vende ku gratë ndalohen.

Mali Athos, Greqi

Për më shumë se 1000 vjet, pelegrinët dhe murgjit ortodoksë janë vendosur në manastiret e malit Athos, të njohura për pamjet spektakolare dhe koleksionet e rralla të artit. “Mali i Shenjtë” është i mbrojtur si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga vitet 1990 për “rëndësinë e tij të jashtëzakonshme universale”. Mirëpo edhe pse Mali Athos mund të ketë “rëndësi universale”, nuk është universalisht i hapur. Që nga viti 1046 pas Krishtit, gratë dhe çdo gjallesë tjetër femër, nuk duhet të hyjë në Gadishullin Athos, duke përjashtuar vetëm macet femra.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Manastiret i ndalojnë gratë me arsyetimin se prania e tyre do ta bënte të vështirë për murgjit t’i qëndronin të palëkundur betimeve për të qëndruar larg grave, por edhe sepse tradita ortodokse thotë se Mali Athos i përket Virgjëreshës Mari dhe se asnjë grua tjetër nuk mund ta vizitojë tokën e saj të shenjtëruar. Kjo nuk i ka penguar gratë të provojnë: Disa janë përpjekur të futen fshehurazi në gadishull duke u veshur si burra dhe në vitin 2019 një grup kockash femrash u zbuluan nën një kishëz bizantine në vend. Por Mali Athos mbetet vetëm për meshkuj dhe mbrohet nga statusi ligjor i veçantë brenda Greqisë, që e konsideron atë një rajon autonom.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mali Ōmine, Japoni

I caktuar gjithashtu një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, mali është i rëndësishëm për rolin e tij shpirtëror. Tempujt dhe faltoret shinto dhe budiste të zonës kanë tërhequr prej kohësh asketët, udhëtarët dhe madje edhe anëtarët e familjes perandorake. Por gratë janë të ndaluara nga maja e Ōmine për më shumë se 1000 vjet për shkak të “shpërqëndrimit” që supozohet se do t’u paraqisnin pelegrinëve meshkuj. Ndalimi mund të jetë i vjetër, por është ende i kundërshtuar, pasi mbi 10 000 gra japoneze kërkuan që ky ligj të hiqej kur mali u caktua një vend i trashëgimisë së UNESCO-s në 2004.

Mund t'ju interesojë

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12
Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

16 Nëntor 2026, 17:30

Ishulli Okinoshima, Japoni

Një tjetër vend i shenjtë i trashëgimisë në Japoni ndalon gjithashtu gratë, Ishulli Okinoshima, një ishull i vogël në Fukuoka. Ishulli, i drejtuar nga një kast i priftërinjve të vetmuar Shinto, njihet nga UNESCO si një “shembull i jashtëzakonshëm i traditës së adhurimit të një ishulli të shenjtë”.

Ishulli është kryesisht i ndaluar për të dyja gjinitë sot, por çdo vit qindra burra e vizitojnë ishullin gjatë një festivali. Edhe atëherë, ata lejohen të shkelin në brigjet e tij vetëm pasi të lahen në ujin e detit. Në vitin 2017, një zyrtar shpjegoi se udhëtimi në ishull konsiderohet shumë i rrezikshëm për gratë.

Herbertstrasse, Hamburg, Gjermani

Edhe në Europën liberale ekziston një enklavë e tillë që nuk lejohen turistet femra: Herbertstrasse famëkeq në Hamburg, një rrugë e hapur ku dikur ushtrohej prostitucioni. Kjo ndryshoi në vitin 1933, kur nazistët e sapozgjedhur mbyllën rrugën me barriera, si pjesë e një përpjekjeje për të kontrolluar punën seksuale. Nazistët arrestuan më pas më shumë se 3000 gra në Hamburg. Shumë vdiqën së bashku me punonjësit e seksit nga qytete të tjera gjermane në kampet e përqendrimit si Ravensbruck dhe Neuengamme.

Por ndalimi ndaj vizitorëve femra mbeti shumë kohë pasi nazistët u larguan. Në vitet 1970, Hamburgu fortifikoi portat, duke ngritur barriera edhe më të larta çeliku për të bllokuar zonën publike nga pamja. Aktualisht, rrugët mbajnë përkujtimoret me emrat e disa prej punonjëseve të seksit të persekutuara.

Parku Kombëtar Band-e-Amir, Afganistan

Band-e-Amir në provincën Bamiyan është një park i njohur për më shumë se 200 liqene spektakolare, shkëmbinj të lartë dhe diga natyrore. Parku kombëtar, i nominuar për njohje nga UNESCO, dikur u vlerësua si një simbol i përparimit të Afganistanit të pasluftës dhe madje punësoi rojet e para femra. Në vitin 2023, megjithatë, qeveria afgane e udhëhequr nga Talibanët njoftoi se parku kombëtar ishte i ndaluar për vizitoret femra. Luftëtarët talebanë janë vendosur gjithashtu në hyrjet e parkut për të ndaluar hyrjen e tyre. Ky veprim është vetëm një nga shumë të projektuara për të mbajtur gratë larg nga jeta publike në Afganistan.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Duka: Ligji për sponsorizimet një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin
Para 12 minutash

Duka: Ligji për sponsorizimet një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin

“Prania Besnike” e PS nis turin në diasporë, këtë fundjavë takime me shqiptarët në Greqi
Para 27 minutash

“Prania Besnike” e PS nis turin në diasporë, këtë fundjavë takime me shqiptarët në Greqi

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut
Para 31 minutash

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Sulm ajror rus në Ukrainë: Zelenskyy flet për një nga më të mëdhenjtë
Para 32 minutash

Sulm ajror rus në Ukrainë: Zelenskyy flet për një nga më të mëdhenjtë

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 16 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut
Para 31 minutash

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

4 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.