5 gjëra që duhet të dini për virusin Zika

Është mjaft e rëndësishme që të gjithë të jemi të informuar me të rejat më të fundit të shëndetit dhe shqetësimet tona të përbashkëta publike.  Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), kohët e fundit e ka shpallur virusin Zika si një emergjencë e shëndetit publik dhe një shqetësim ndërkombëtar. Por çfarë duhet të dimë ne për këtë virus?
Organizata Botërore e Shëndetësisë është treguar gjithmonë tepër e kujdeshme me deklaratat e saj. Por ndërkohë në këto diversitet lajmesh, shpeshherë edhe të pa filtruara është e rëndësishme të dimë 5 gjëra lidhur me këtë virus të përhapur së fundmi.

  1. Disa vende kanë këshilluar gratë që të mos mbeten shtatzënë.

Disa raste të virusit Zika në gratë shtatzëna kanë shkaktuar tek foshnjat e porsalindura difekte, që kryesisht janë të lidhura me kokën e fëmijës. Shqetësimi për shëndetin publik është bërë aq i lartë në El Salvador, saqë zyrtarët e shëndetësisë kanë rekomanduar gratë të mos mbeten shtatzënë për disa vjet, raporton New York Times.

  1. Asia Tropikale është duke u përgatitur për Zika-n.

Vendet tropikale të Azisë Juglindore kanë thënë se ata janë duke u përgatitur për të përballuar përhapjen e virusit, duke marrë parasysh valën e madhe të mushkonjave që ka në këto vende.

  1. Udhëtimet ajrore nuk kanë pasur ulje të fluturimeve.

American Airlines kanë raportuar se ato nuk kanë pësuar një rënie në shitje që nga koha kur virusi Zika u bë një shqetësim shëndetësor. Megjithatë, ata gjithashtu theksojnë se është ende shumë herët të thuhet nëse do të ketë rënie të numrit të fluturimeve apo jo. Kompania i ka ofruar klienteve shtatzëna dhe partnerëve të tyre rimbursimet për biletat e prenotuara në rajonet e prekura nga Zika.

  1. Është duke u punuar për vaksinën kundër Zika.

Hawaii Biotech Inc i është bashkuar garës për të krijuar një vaksinë për virusin Zhika. Kompania ka filluar me një program të posaçëm për të provuar vaksinat Zika vjeshtën e kaluar, kur virusi filloi të përhapet në Brazil. “Tani për tani, ne jemi në fazën paraklinike, ashtu sikurse unë dyshoj që janë të gjithë”, tha  Dr.Elliot Parks.

  1. OBSH ka deklaruar Zika si një emergjencë globale.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar virusin Zika si një emergjencë globale, duke e vënë atë në të njëjtin nivel me Ebola. Aktualisht, nuk ka vaksinë, ilaç ose trajtim për virusin.

Përgatiti: Sidorela Lepri

SHKARKO APP