5 mënyra për të shmangur gripin

Moti është gjithmonë i ndryshueshëm, herë më ftohtë dhe herë të tjera më ngrohtë. Bashkë me ndryshimet e befasishme të temperaturave egziston edhe rreziku i grupit. Shumë njerëz zgjedhin të vaksinohen për të parandaluar gripin. Megjithatë, vaksinat janë të diskutueshme, dhe një raport nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregon se efikasiteti i vaksinës ka rënë, referuar kjo rezultatit në sezonin e kaluar.
Rritja e sistemit imunitar me anë dietës është një tjetër mundësi për luftimin e gripit dhe trupi juaj do të jetë i pajisur për të luftuar virusin. Më poshtë, ju sjellim 5 mënyra për të shmangur gripin në mënyrë efektive.

  1. Jini social dhe argëtohuni!

Një nga forcat më të dëmshme ndaj shëndetit tonë, e cila shpesh neglizhohet është stresi. Ai mund të zbrazë sistemet tuaja imunitare për një afat të gjatë kohor dhe të vështirësoj luftën ndaj gripit. Kështu që këshillohet të kaloni kohë me miqtë tuaj, familjen ose duke bërë gjëra që ju argëtojnë.

  1. Pini çaj të gjelbër!

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë, të cilat besohet që përmirësojnë funksionin e qelizave të sistemit imunitar. Gjithashtu çaji jeshil ndihmon sistemin imunitar duke ndaluar riprodhimin e virusit të gripit. Një studim japonez i vitit 2011 tregoi se ata që konsumuan çaj të gjelbër çdo ditë, kishin një rrezik më të ulët të gripit.

  1. Hani shëndetshëm!

Kjo mund të jetë mënyra më e rëndësishme për të shmangur gripin në mënyrë efektive. Sikurse thotë edhe ajo shprehja e famshme: “Ju jeni ajo që hani.”
Është e vërtetë, sepse ajo që ne hamë vërtetë e bën trupin tonë dhe qelizat më të forta. Duke ngrënë ushqime që janë të pasura me minerale dhe vitamina mund të rrisim sistemin imunitar. Frutat dhe perimet organike janë mënyra e duhur.

  1. Flini gjumë mjaftueshëm!

Privimi nga gjumi po bëhet një epidemi në SH.B.A në ditët e sotme. Gjumi është shumë i rëndësishëm, sepse ai ndihmon trupin tonë të hequr mbeturinat toksike, dhe na jep energji për ditët ne vazhdim. Studimi i ri nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisco tregon që njerëizit qe flenë pak orë gjumë, janë të rrezikuar më shumë nga gripi. Pra, mos harroni të flini 8 orë gjumë!

  1. Qëndroni të hidratuar!

Është gjithmonë e rëndësishme që të qëndroni të hidratuar edhe gjatë sezonit të ftohtë dhe periudhës së gripit. “Si pjesë e shprehive të përgjithshme të mira shëndetësore, është e rëndësishme që të ruani hidratimin, pavarësisht sezonit”, ka thënë drejtori mjekësor në Cassena, Joel Blass.

Sidorela Lepri

SHKARKO APP