5 ushqimet më të mira që duhet t’i hani këtë verë

Në mënyrë që të keni një lëkurë të mrekullueshme përgjatë gjithë sezonit të nxehtë të verës, Gazeta Express ju këshillon që t’i hani pesë super-ushqimet e kësaj stine.

Këto janë ato:

Avokado

Avokadot janë bërë shumë të popullarizuar viteve të fundit, për shkak të përfitimeve që sjellin në shëndetin e njerëzve. Hulumtimet tregojnë se ngrënia e tyre ju ndihmon të humbni peshë dhe të keni një lëkurë më të mirë. Avokadot përmbajnë acide yndyrore të cilat veprojnë kundër dëmtimit UV të lëkurës.

Kungulleshka

Kungulleshkat janë të pasura me ujë dhe të ulëta në kalori, gjë që i bën të përsosura për muajt e verës; megjithatë, ato janë shumë të mira edhe për lëkurën, për shkak se përmbajnë ushqyes të cilët e bëjnë lëkurën tuaj të shndrisë, transmeton Gazeta Express.

Trangujt

Trangujt kanë sasi të lartë të ujit dhe janë të mrekullueshëm në përmirësimin e problemeve me zorrë dhe shpesh quhen si “pastruesit e brendshëm”. Trangujt janë të mirë edhe për lëkurën, për shkak se përmbajnë një mineral i cili aktivizon enzimat që ndikojnë në prodhimin e kolagjenit – për mirëmbajtjen e strukturës së lëkurës dhe elasticitetit të saj.

Çokollata e zezë

Kush do të mendonte se çokollata e zezë është e mirë për lëkurën? Tani mund të hani çokollatë të zezë për të pasur një lëkurë të mirë, pa u ndjerë fare fajtor. E pasur me përbërës të kualitetit të lartë, çokollata e zezë mund t’ju ndihmojë që ta mbroni lëkurën nga dëmtimi i valëve ultravjollcë.

Shalqiri

Shalqiri është padyshim gjëja më e mirë që mund ta hani gjatë verës, për shkak se përmban shumë ujë – rreth 93% ujë. Duke pasur vitaminë A dhe C, shalqiri ia jep lëkurës saktësisht atë për çfarë ka nevojë – për të pasur një lëkurë të re. /Gazeta Express

SHKARKO APP