5 ushqimet që çdo femër duhet t’i konsumojë

Sipas një studimi amerikan, dieta e bazuar në fruta, perime dhe me pak sheqer, kripë dhe yndyrna të përpunuara bën që femrat të jenë më pak të brishta në moshë të madhe.

Portokalli, molla, dardha, lakra dhe arra, janë ushqimet që çdo femër duhet të konsumojë. Dr. Michael Greger tha se të hash dy grushta me arra në javë mund të zgjasë jetën e femrave po aq sa e zgjat 4 orë ecje në javë. Studime të mëparshme kanë treguar se arrat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe prekjes nga diabeti. Gjithashtu, ulin nivelin e stresit, parandalojnë sklerozën dhe ulin kolesterolin.

Të pasura me më shumë antioksidantë mbrojtës sesa lajthitë apo bajamet, 6 arra në javë ulin rrezikun e brishtësisë në moshë të thyer, sipas studimit të ri të publikuar në “Journal of Nutrition”.

Dr. Francine Grodstein, e Shkollës së Mjekësisë së Harvardit, tha: “Ka pasur shumë kërkime shkencore që janë përqendruar në moshën e tretë, në sëmundje si diabeti dhe sëmundjet e zemrës, por shumë pak vëmendje i është kushtuar cilësisë së jetës në pleqëri. Mesazhi i thjeshtë i këtij studimi është që të hash ushqime të shëndetshme, si arrat, portokalli, molla, dardha dhe lakra mund të ndihmojnë femrat që të qëndrojnë të pavarura në pleqëri. Domethënë që mund të bëjnë vetë gjërat e domosdoshme që i duhen për mirëmbajtjen e vetes”.

SHKARKO APP