5 ushqimet që luftojnë depresionin
Ne ju kemi sjellë më poshtë 5 ushqime të shëndetshme që do ju ndihmojnë shumë me depresionin.
Tërshëra
Fibra është thelbësore për balancimin e niveleve të sheqerit në gjak. Tërshëra ekulibron nivelin e sheqerit dhe insulinës, të cilat mbrojnë trurin nga efektet e dëmshme.
Arrat dhe bajamet
Arrat luftojnë depresionin pasi janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të cilat janë thelbësore për funksionimin e trurit. Studimet tregojnë se nivele të ulëta të omega-3 çojnë në depresion. Gjithashtu, arrat përmirësojnë përqendrimin dhe kujtesën, informon dritare.net
Çokollatë e zezë
Çokollata e zezë përmban antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Për më tepër, stimulon prodhimin e serotoninës në tru, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon kortizolin. Sigurohuni që çokollata të përmbajë të paktën 75% kakao!
Bananet
Bananet janë të pasura me magnez, dhe ato ndihmojnë për të përballuar stresin, depresionin dhe ankthin.
Spinaqi
Spinaqi është i pasur me antioksidantë që luftojnë depresionin. Gjithashtu gjethet e gjelbërta ju ndihmojnë në lirimin e dopaminës neurotransmetuese, e cila përmirëson gjendjen tuaj emocionale!
Ushqimet që ju duhet të shmangni janë: kafeja, alkooli, sheqeri dhe pijet joalkoolike.