6 bimë që mbushin shtëpinë me aromë të këndshme

Të gjithë duam një shtëpi të pastër dhe që të mbajë aromë të këndshme. Për të ndryshuar aromën e shtëpisë tuaj, nuk keni nevojë të blini aromatizues, por vetëm disa lule që do u japin dhomave freski natyrale. Më poshtë abcnews.al  do ju tregojë se kush janë 6 bimët që mund t’i mbani në shtëpi.

1. Lule Hoya

Lulja e dyllit ose lulja e porcelanit ka një aromë të këndshme  dhe të ëmbël. Ajo shpërndan aromë çokollate ose vanilje. Nuk është e vështirë të kujdesesh për të. Sigurohuni të ta ujisni dhe ta mbani larg rrezeve të diellit.

2. Barbarozë me gjethe aromatike

Kjo bimë lëshon aroma të ndryshme sapo i prekni gjetet. Shumëllojshmëria e aromave të tyre është vërtet mbresëlënëse. Gjethet e barbarozave kanë aromë limoni, çokollate, trëndafili, xhenxhefili etj. Për t’u rritur ata kërkojnë shumë dritë dielli dhe tokë të lagësht, informon abcnews.al.

3. Jasemini

Përveç luleve të tyre të bukura të bardha, si yjet, kjo bimë ka një aromë të këndshme të ëmbël, e cila ndihet shumë gjatë natës. Jasemini rritet shpejt kur ekspozohet në diell, prandaj duhet të nxirret jashtë herë pas here në verë dhe duhet ta mbani pranë një dritareje me pamje nga jugu.

4. Rigoni kuban

Rigoni kuban, i cili nganjëherë quhet edhe nenexhik meksikan, nuk është as rigon dhe as nenexhik. Kjo është një bimë me gjethe kadifeje që mund ta shijoni jo vetëm për aromën e saj të këndshme të mentes, por gjithashtu mund ta përdorni të freskuar ambientin. Rigoni kuban rritet pranë një dritareje me diell dhe duhet ta ujitni njëherë në javë, informon abcnews.al.

5. Gardenia

Gardenia, duke qenë një nga bimët më aromatike me lule të mrekullueshme të bardha dhe gjethe jeshile me shkëlqim, por është pak e ndërlikuar për t’u kujdesur. To kërkojnë lagështi të moderuar, temperatura të freskëta dhe shumë dritë.

6. Livandoja

Rritja e livados në shtëpi mund të sjellë një sërë përfitimesh. Lulja e saj vjollcë dhe aroma që i jep shtëpisë është e vështirë të mos vlerësohen. Për më tepër, bimë përdoret shpesh në terapinë aromatike dhe mund t’ju ndihmojë të zvogëloni stresin. Edhe pse kujdesi për të mund t’ju stresojë për shkak se duan dritë dhe ujë në sasi të duhur, ia vlen ta mbani.

SHKARKO APP