FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

6 frutat më të mira të dimrit

Portokallet dhe mandarinat

Ato përmbajnë shumë fibra dhe vitaminë C, të rëndësishme për rritjen e imunitetit.

Dardhët

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto fruta, kur janë në stinën e tyre, janë një burim i shkëlqyer fibrash (madje më shumë se mollët!), të cilat ju falin plot të mira për organizmin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Boronica e kuqe

Boronicat e kuqe mund të falin shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë uljen e niveleve të larta të kolesterolit dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve koronare, diabetit dhe inflamacionit.

Shegët

Shegët ofrojnë një sasi të shëndetshme antioksidantësh, që mund të mbrojnë trupin tuaj nga dëmtimi i radikaleve të lira që janë të lidhura me shenjat e plakjes dhe sëmundjeve. Ky frut dimri është gjithashtu i pasur me fibra dhe kalium.

Hurmat

Këto fruta të shijshme janë të mbushura me shumë vitamina dhe minerale që ofrojnë një mori përfitimesh shëndetësore. Në mënyrë të veçantë, hurmat kanë një nivel të lartë të antioksidantëve që mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Qitro

Të pasura me lëndë ushqyese si vitamina A dhe C, likopeni antioksidant dhe fibra që i bëjnë ato një alternativë e shkëlqyer për konsum.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?