7 arsye pse duhet t’i mbani fëmijët larg teknologjisë

Sipas American Academy of Pediatrics dhe Canadian Society of Pediatrics, fëmijët e moshës 0-2 vjeç nuk duhet të kenë kurrfarë kontakti me teknologjinë.

Fëmijët e moshës 3-5 vjeç duhet të kalojnë vetëm një orë në ditë, kurse nga mosha 6 deri në 18 vjeç rregullat dhe nevojat ndryshojnë.

Fëmijët dhe adoleshentët kalojnë 4 deri në 6 herë më shumë se rekomandimet e mësipërme, duke rrezikuar shpeshherë jetën e tyre. Zbuloni cilat janë 9 arsyet pse duhet të kufizoni përdorimin e teknologjisë :

Swiss Digital Desktop Reklama

1.Rritje e avashtë e trurit : Nga mosha 0 në 2 vjeç, truri i fëmijëve trefishon dimensionet e tij dhe vazhdon rritjen deri në moshën 21 vjeç. Studimet kanë treguar që ekspozimi ndaj objekteve krijon një deficit të funksioneve minimale mendore, shkruan Living.

Swiss Digital Mobile Reklama

2.Vonon zhvillimin e tyre : Përdorimi i teknologjisë ngadalëson lëvizjen dhe për pasojë krijon vështirësi në zhvillimin e fëmijëve. Aktualisht në SHBA, një në tre fëmijë nis shkollën me mangësi duke sjellë kështu probleme në përformancën e tyre në shkollë.

3.Ndikon në shfaqjen e obezitetit : Përdorimi i pakontrolluar i teknologjisë ndikon në shtimin e rasteve të obezitetit. Sipas një studimi të fundit amerikan, fëmijët që kanë pajisje teknologjike në dhomë rrezikojnë me 30% të preken nga obeziteti. Këta fëmijë mund të preken në të ardhmen nga diabeti, infarkti dhe hemorragjia cerebrale.

4.Sëmundjet mendore : Përdorimi i pakufizuar i teknologjisë, kryesisht celularit dhe iPad-it është një ndër burimet kryesore që ndikojnë shfaqjen e probleme mendore si depresioni fëmijëror, shqetësimet bipolare, psikozat dhe sjellje problematike.

5.Rrit agresivitetin : Imazhet e dhunshme që fëmija sheh rëndom në tv ose lojërat e ndryshme në internet, bëjnë që ai të manifestojë sjellje agresive. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përcaktuar dhunën në media si rrezik për shëndetin publik.

6.Teknologjia krijon varësi : Puna, jeta sociale e tejmbushur bën që fëmijët të jenë larg fëmijëve në pjesën më të madhe të ditës. Ky i fundit përpiqet të mbushë hapësirën e mungesës prindërore me teknologjinë duke shfaqur sjellje varësie.

7.Dëmtimi nga rrezet : Në maj të vitit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka klasifikuar celularët si një rrisk potencial kancerogjen. Kjo lidhet pasi celulari transmeton valë elektromagnetike EMF.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?