8 dëmet që sjell kafeja
Disa nuk mund ta fillojnë ditën pa pirë një filxhan dhe disa te tjerë e mbajnë gjithmonë pranë tasin e madh. A e dini se kafeja mund ta dëmtojë shëndetin dhe trupin tuaj? Ja cilat janë pasojat negative te kafeinës.
1. Iu bën të dëgjoni zëra
Sipas një studimi te Universitetit te Melburnit, kafeja është një lloj droge psikoaktive. Nëse pini me shume se 5 filxhanë mund të dëgjoni zëra që në fakt nuk ekzistojnë.
2. Dëmton mëlçinë
Sipas një studimi të kryer nga National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases në Shtete e Bashkuara, dozat e vogla të kafesë e ndihmojnë trupin te detoksifikohet, por sasia e madhe mund te ketë pasoja te kundërta dhe te dëmtojë mëlçinë.
3. Rrit trysninë e gjakut
Studimi i kryer nga Carnegie Mellon University tregon se kafeja stimulon rrahjet e shumta te zemrës dhe mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen.
4. Te bën nervoz dhe te paarsyeshëm
Një frymëmarrje jo e mirë mund të pengoje transportimin e mire të oksigjenit në tru çka mund të dëmtojë procesin e vendimmarrjes.
5. Shkakton pagjumësi
Kafeja mund te pakësojë me 6 orë kohën e gjumit dhe duhen 24 ore që substanca të largohet përfundimisht nga sistemi juaj. Mos pini asnjëherë kafe para se te flini.
6. Nxit shfaqjen e osteoporozës
Sipas një studimi te Universitetit te Oregon-it, kafeina nuk i bën mire kockave. Për të shmangur këtë rrezik, konsumatorët e mëdhenj të kafesë duhet të marrin sa më shume vitaminën D.
7. Nxit urinimin e shpeshtë
Kafeja mund të sjellë probleme me fshikëzën e urinës dhe të nxit të shkosh shpeshherë te urinosh.
8. Shkakton dhimbje koke
Sipas American Heart-Association, konsumatorët e mëdhenj te kafesë mund te kenë dhimbje koke, ankth, lodhje si dhe depresion.