8 ushqime të shëndetshme për stinën e verës
Vera po afron, dhe ushqimet janë një faktor kyç që luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin tonë, dhe kryesisht në hidratimin e trupit. Duhet bërë një zgjedhje e shëndetshme ushqimesh të freskëta. Ja tetë prej ushqimeve që duhen konsumuar në stinën e verës :
1.Misri
Dy antioksidantët që ndodhen tek misri, lutein dhe zeaksantinë – na ndihmojnë kundër rrezeve dëmtuese të diellit. Për sytë, ato janë si syze dielli natyrale.
2. Kafe me akull
Një kafe e shoqëruar me akull është një mënyrë e mirë për të nisur mëngjeset e verët. Një filxhan në ditë ul rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës
3.Qershitë
Ato sjellin një sërë përfitimesh shëndetësore. Lëngu i qershisë na ndihmon të bëjmë një gjumë më të mirë gjatë netëve të nxehta të verës. Antioksidanti antocianin i ndodhur tek qershitë redukton yndyrnat.
4. Domatet
Padyshim që kremi për trupin do të jetë në radhë të parë për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit në verë. Por duke konsumuar domate, i bëni një tjetër të mirë vetes duke e mbrojtur lëkurën nga djegja. Kjo falë antioksidantit likopene që domatja e kuqe përmban
5.Shalqiri
Duke qëndruar të hidratuar mbani në formë kujtesën tuaj dhe humorin. Mbani trupin tuaj të freskët gjatë muajve të nxehtë të verës
6. Manaferrat
Manaferrat janë një burim i mirë fibrash që ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesteroli. Gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e rritjes së peshës.
manaferra
7. Çaji i ftohtë
Sigurisht një gotë me çaj të ftohtë në një ditë të nxehtë do t’ju freskojë. Përveç kësaj ndihmon në parandalimin e sëmundjes së diabetit dhe sëmundjes Alzheimer.
8. Boronica
Boronica e freskët janë një trajtim special. Antioksidantët që bornica përmabn ndihmojnë në shmangjen e lodhjes së muskujve