9 gjëra në shtëpi që po iu shkaktojnë probleme me tiroiden
Sëmundja e tiroideve është e lidhur me mënyrën se si jetojmë. Ndoshta nuk e dinit, por shum objekte dhe sende të fshehura nëpër shtëpi lidhen me këtë sëmundje. Në një studim të botuar në revistën “Epidemology”, shkencëtarët gjetën se 10 për qind e njerëzve që pinë ujë të pijshëm të ndotur me acid perfluoroktanoik (ose PFOA) raportuan disa lloj problemesh me tiroidet. Duke krahasuar nivelet e gjakut dhe vitet e ekspozimit me sëmundshmërinë, studiuesit arritën në përfundimin se ekspozimi më i lartë ndaj PFOA u shoqërua me problemet e tiroideve. Në studim u përfshinë 30 mijë persona.
Filli dentar
Disa kompani kanë shtuar kimikate tek filli dentar, për ta bërë atë që të kalojë më lehtësisht mes dhëmbëve tuaj. Kujdes me fillin dentar: mos hiqni dorë nëse doni, por zgjidhni një lloj sa më natyral.
Tiganët dhe tenxheret
Është një lehtësim i madh që të përdorësh tiganë dhe tenxhere që nuk ngjisin, sepse pastrohen kollaj. Por këto lloje tiganesh që nuk ngjisin përmbajnë më shumë kimikate, nëse fillojnë të prishen. Kështu që ju hani edhe mbetje të tilla me ushqimin, nëse nuk bëni kujdes. Shmangni tiganët që nuk ngjisin me tiganë ose tenxhere, prej gize, qelqi, ose çeliku.
Çizmet e llastikut për shi
Kimikatet përdoren shpesh për t’i bërë çizmet, çadrat dhe mushamatë e shiut, të padepërtueshme nga uji. Shmangini ato. Më shumë përdorni xhaketa që kanë material poliuretani. Ose rroba dhe këpucë të bëra prej gome të vërtetë, në mënyrë që të jenë më të sigurta.
Kutitë e picave dhe paketimet e tjera të fast-foode-ve
Keni nevojë për një tjetër arsye që të shmangni ushqimin e shpejtë? Shumë enë të ushqimit janë të veshura me kimikate që nuk ngjisin, për të mos lejuar daljen e yndyrave. Kështu që gatuani në shtëpi dhe mos merrni ushqim të shpejtë.
Qeset e kokoshkave
Qeset që përdoren për të bërë kokoshka në mikrovalë, por edhe qeset me kokoshka, përdorin kimikate që e bëjnë pjesën e brendshme të mos depërtojë vajin. Shmangini ato: Bëni kokoshkat tuaja në mikrovalë me mënyra të tjera, ose gatuajini kokoshkat në tenxhere, që të shmnagni rreziqet.
Mobilje dhe qilima
Substancat kimike fshihen nën emra, si Teflon, Stainmaster e të tjerë. Shumë kimikate përdoren për të trajtuar veshjet e kolltukëve, në mënyrë që të mos mbajnë papastërtitë dhe yndyrën. Shmangini: Kur doni të blini mobilje, sigurohuni se nuk është e veshur me të tilla kimikate. Nëse ju kërkoni të blini qilim, zgjidhni dru të papërpunuar, pastaj zgjidhni produkte të sigurta për t’i dyllosur.
Pjatat e letrës
Rreth 64 miliardë pjata dhe gota plastike janë flakur çdo vit. Shumë prej tyre janë të veshura me kimikate, ndaj shmangini duke përdorur gota prej qelqi dhe pjata që lahen më ujë të rrjedhshëm.
Shampo
Kimikate të tilla jo ngjitëse mund të përfshihen edhe në produkte të kujdesit personal. Për fat të mirë, ndryshe nga veshjet dhe mobiljet, produktet e kujdesit personal e kanë një listë me përbërësit të shënuar në etiketë. Ndaj shmangini ato produkte që kanë të tillë përbërës, si alkilogenët, duke lexuar etiketat.
Pluhuri i shtëpisë
Pavarësisht sa shumë përpiqemi të shmangim kimikatet nëpër shtëpi, ato gjenden kudo. Madje në shumë produkte me të cilat pastrojmë pluhurat. Për të siguruar një shtëpi më të pastër, merrni një fshesë elektrike me filtër HEPA dhe përdoreni rregullisht, duke shmangur edhe pastrues natyralë për shtëpinë./Shije/