9 ushqimet që mund të kenë një efekt të çuditshëm

Në ditët e sotme është e lehtë të konsumoni ushqime të shëndetshme, pasi përpara se të bleni çdo produkt ushqimor, mund të kontrolloni përbërësit e tij. Pra, e keni më të lehtë të dalloni se cilat ushqime janë të dobishme për trupin tuaj. Mirëpo, studimet e ndryshme shkencore kanë provuar se është e vështirë të kuptohet se çfarë është e shëndetshme për shëndetin tonë. Bright Side ka kryer disa hulumtime dhe ka gjetur disa ushqime që mund të kenë efekte negative dhe pozitive në mendjen tonë:

1. Orizi përmban karbohidrate të shpejta që i bëjnë molekulat e glukozës të hyjnë shpejt në gjak. Niveli i sheqerit mund të ndryshojë në mënyrë dramatike dhe mund të ketë një efekt negativ në shëndetin e trurit dhe në sistemin nervor.

2. Kokoshkat përmbajnë proteina, fosfor, hekur, silikon dhe magnez gjë që mundëson funksionimin e sistemit nervor siç duhet. Gjithashtu vitamina B që përmban kokoshka ndihmon në luftën kundër depresionit dhe stresit.

Swiss Digital Desktop Reklama

3. Toni përmban shumë zhivë dhe një sasi e madhe e zhivës në trup mund të çojnë në probleme të memories. Ajo gjithashtu përmban bifenil të poliklorinuar që është një kimikat sintetik që ndikon hormonet dhe prish funksionin e sistemit nervor.

Swiss Digital Mobile Reklama

4. Dhjami përmban një acid të rrallë arachidonic. Ai gjendet në indet e trupit dhe është i pazëvendësueshëm kur vjen puna për të ndihmuar funksionimin normal të trurit. Gjithashtu ndihmon për të luftuar sëmundjen e Alzheimerit.

5. Çokollata e errët përmban flavonoide të cilat janë përgjegjëse për aktivizimin e qelizave të trurit. Ky ushqim i bën enët më të mëdha, stimulon funksionin e trurit dhe e furnizon atë me oksigjen.

6. Djathi i fortë përmban tyramin i cili prodhohet kur proteina prishet. Tyramina mund të rrisë ndjeshëm presionin e gjakut dhe të provokojë migrenën.

7. Patatet e pjekura janë të pasura me kaliumin që dërgon oksigjenin në tru. Ai gjithashtu përmban glukozë, vitaminë B dhe aminoacide të cilat të gjitha rrisin furnizimin me gjak në tru për të siguruar që të marrë të gjithë energjinë e nevojshme për të funksionuar.

8. Shafrani përmban shumë minerale, vitaminë B dhe vitaminë C. Kjo e bën trurin të funksionojë më mirë dhe madje trajton disa çrregullime.

9. Kanella e bën trurin më aktiv sepse përmban përbërës jashtëzakonisht të rëndësishëm. Era e kanellës na ndihmon për të zgjidhur detyrat që kërkojnë shumë vëmendje, kujtesë vizuale dhe reagime të shpejta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?