A e dini sa luleshtrydhe prodhohen në Shqipëri
Biznesi i ëmbël i luleshtrydheve mbetet fitimprurës për fermerët.
Viteve të fundit, në Shqipëri, një pjesë e konsiderueshme ka filluar t’i kultivojë për konsum vetjak apo familjar.
Megjithatë, për të nxjerrësh të dhëna mbi prodhimtarinë e konsumit vetjak do të duhej që secili të “raportonte” mbi produktet e veta, ndërsa, kur bëhet fjalë për konsum tregtar, shifrat janë të identifikueshme.
Sipas Instat, në vitin 2018, Rajoni i Fierit ka prodhuar gjithsej, 4 mijë e 393 ton luleshtrydhe, për konsum brenda dhe jashtë vendit.
Edhe pse këto të fundit nuk janë prodhimtaria më e madhe e këtij qarku, sërish mbetet i vetmi që merret me kultivimin e luleshtrydheve në shkallë të gjerë.
Qarku i Fierit prodhon gjithashtu drithëra, grurë, misër, elb, foragjere, fasule, etj.
Nga bimët e arave, Instat tregon se në 2018, prodhimtaria më e madhe ka qenë ajo e foragjereve, me më shumë se 1.8 milionë ton. /Scan