A e dinit se molla “vonon” plakjen!
Një mollë në ditë mund ta mbajë plakjen larg, thuhet sipas një studimi të ri mjekësor.
Një përbërës i gjetur në lëvoren e mollës mund t’i kthejë muskujt e njerëzve të moshuar në muskuj si të njerëzve të rinj vetëm pas një trajtimi dy-mujor, thonë shkencëtarët nga Universiteti i Ioëa-së.
Ata thanë se që të dyja – lëvorja e mollës dhe domatet jeshile – kanë veti kimike natyrore që mund t’i kthejnë muskujt prapa në kohë, transmeton Lajmi.net.
Kërkuesit shpresojnë që ky zbulim do të çojë në terapi të reja që synojnë pensionistët dhe të moshuarit e tjerë, për t’i ndihmuar që të qëndrojnë aktiv për më gjatë.
Humbja e muskujve në pleqëri shkaktohet nga një proteinë e quajtur ATF4 e cila ndryshon formimin e gjeneve, duke i bërë muskujt të uritur për proteinat që ata kanë nevojë për të qëndruar të fortë.
Por, duket se dy komponime natyrore mund të reduktojnë aktivitetin e ATF4, thonë shkencëtarët. Një nga to është acidi ursolik, i cili është gjetur në lëvoren e mollës, dhe tjetra është tomatidini i cili vjen nga domatja jeshile.