A është e vërtetë që ju bëhemi më të shkurtër nga mosha 30 vjeç e lart?

Ndërsa vitet kalojnë ne fillojmë të shkurtohemi dhe të humbasim centimetra ”të çmuar”. Sa shume? Deri në moshën 80 vjeç, burrat do të kenë humbur 5cm , gratë 8 cm.

”Është një proces i natyrshëm dhe i pashmangshëm”, sipas studimit të kryer disa vite më parë nga Qendra Kërkimore e Gerontologjisë në Baltimore, ku rezulton se ”shkalla e rënies së gjatësisë është më e madhe për gratë sesa për burrat”.

Për të dy gjinitë, humbja fillon në moshën rreth 30 vjeç dhe përshpejtohet me rritjen e moshës. Humbja kumulative e gjatësisë nga 30 deri në 70 vjet është mesatarisht rreth 3 cm për burrat dhe 5 cm për gratë; nga mosha 80 vjeçare rritet në 5 cm për meshkujt dhe 8 cm për femrat.

Nga çfarë varet ky shkurtim? Shpesh është pasojë e një procesi normal të plakjes, por në raste të tjera mund të varet nga një patologji.

Ndërsa plakemi, disqet midis rruazave të shtyllës kurrizore dehidratohen dhe bëhen më të holla, duke rezultuar në ngjeshjen e shtyllës kurrizore. Osteoporoza dhe humbja shoqëruese e kockave gjithashtu luajnë një rol.

Të sëmurët mund të pësojnë fraktura të vogla kompresive në shtyllën kurrizore, ndonjëherë edhe pa dijeninë e tyre, të cilat shkaktojnë lakim të tepruar të shtyllës kurrizore.

Në humbjen e lartësisë mund të kontribuojë edhe rrafshimi i harqeve të këmbëve, i cili ndodh me kalimin e kohës.

Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të shmangur humbjen e gjatësisë dhe osteoporozën në vitet e mëvonshme është ndërtimi i kockave të forta në fëmijëri. Për më tepër, ngrënia e një diete të shëndetshme dhe konsumimi i mjaftueshëm i kalciumit dhe vitaminës D vazhdon të jetë vendimtar për shëndetin e kockave në moshën e mesme dhe më tej.

SHKARKO APP