A është fëmija im thjesht energjik apo ka ADHD-në?

Simptomat janë të ngjashme, por ka dy gjëra që e bëjnë një ndryshim thelbësor

Simptomat e çrregullimit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit të një fëmije janë shumë të ngjashme, mirëpo ka disa gjëra të cilat janë thelbësore dhe të cilat tregojnë dallimin.

Ka fëmijë të cilët kanë shumë energji dhe asgjë nuk mund t’i qetësojë, por ka edhe fëmijë të diagnostikuar me çrregullim të vëmendjes (ADHD) dhe simptomat janë të ngjashme
E pra, si ta bëjmë dallimin dhe si të mësojmë që duhet të kërkojmë ndihmën e mjekut?
Për të menduar për diagnozën e një fëmije, ai duhet patjetër të ketë problem kronik me aftësinë që të rregullojë nivelin e aktivitetit, si edhe aftësi më të vogël që të kontrollojë impuslivitetin e vet.
Dëmtimi i funksionimit apo mësimi janë kryesore për dallimin e ADHD-së nga aktiviteti normal.
Nëse një fëmijë ka shumë energji, por është i aftë të sillet mirë dhe të marrë pjesë në aktivitetet shkollore, është e sigurt që nuk ka ADHD.
Si sillet një fëmijë me çrregullim të deficitit të vëmendjes (ADHD)?

▪ Ka vështirësi në drejtimin dhe ruajtjen e vëmendjes
▪ Vëmendja e tij shmanget lehtësisht
▪ Nuk u kushton rëndësi detajeve dhe bën gabime të pakujdesshme
▪ Humbin mjetet shkollore, harron të dorëzojë detyrat e shtëpisë
▪ Ka vështirësi në kryerjen e shkollës dhe detyrave të shtëpisë
▪ Ka vështirësi të dëgjojë të tjerët
▪ Ai ka vështirësi të ndjekë kërkesat e shumta të bëra nga një i rritur
▪ Në mënyrë të pamatur u jep përgjigje pyetjeve të bëra
▪ Është i paduruar
▪ Ndizet
▪ Largohet nga vendi ku është ulur dhe vrapon përreth, ose ngjitet tepër
▪ Duket sikur është gjithmonë gati për veprim, është “tërbuar”.
▪ Ai flet shumë dhe e ka të vështirë të luajë në heshtje
▪ Ndërhyn dhe ndërpret të tjerët ndërsa ata janë duke folur ose duke bërë diçka

Dallimi midis ADHD-së dhe hiperaktivitetit të një fëmije
Nëse fëmija juaj është energjik dhe e ka të vështirë të qëndrojë i qetë, mbase tregon disa shenja ADHD-je. Mirëpo nëse janë në gjendje t’i kontrollojnë impulset dhe emocionet e tyre, janë të kujdesshëm dhe reagojën në mënyrën e përshtatshme në shkollë dhe në shtëpi, ata me siguri janë vetëm energjikë dhe nuk janë të atakuar me ADHD.

Ndërsa simptomat themelore të cilat përcaktojnë ADHD-në mund të përfshihen në hiperaktivitet, bashkë me impulsivitetin dhe moskujdesin, jo të gjithë fëmijët me ADHD do t’i kenë këto simptoma në të njëjtën mënyrë ose në të njëjtën shkallë. Me siguri do të vini re ndryshime në mënyrën se si shfaqen simptomat ndërsa fëmija juaj kalon nëpër faza të ndryshme të jetës.

Nëse jeni të shqetësuar për zhvillimin e fëmijës suaj, është gjithmonë ide e mirë të konsultoheni me një pediatër.

SHKARKO APP