A ju streson dieta juaj? Karbohidratet duhen pasi…
Dietat janë stresuese dhe tepër lodhëse. Të heqësh dorë nga buka, makaronat dhe karbohidratet dhe ti zëvendësosh me një dietë me pak kalori, të rrëzon në peshë.
Dietologja dhe nutricionistja australiane, Lyndi Cohen thekson se kur ne zgjedhim të mos kemi karbohidrate në dietën tonë, emocionet tona ndryshojnë në mënyrë drastike. Kjo pasi sipas Cohen sepse karbohidratet çlirojnë kimikate pozitive në trupin tonë.
“Kur truri juaj nuk merr mjaftueshëm, apo nuk prodhon mjaftueshëm nga këto kimikate, mund të shkaktojë depresion, i cili është një nga arsyet kryesore për të mbajtur një dietë të balancuar që përfshin të gjitha grupet e ushqimeve”, thotë ajo në një publikim.
Ata pohojnë se ka një lidhje mes asaj që ne hamë dhe ndjejmë dhe Cohen shton se është truri që zgjedh çfarë të hamë dhe kur, është e rëndësishme si për shëndetin mendor dhe stilin e shëndetshëm të jetesës.
“Nëse ti redukton karbohidratet dhe përjeton ankth dhe ndjenja depresive si pasojë, jeni më pak të prirur për të bërë ushtrime, për të ngrënë mirë dhe për tu kujdesur për veten”,-tha ajo.