A mund të parandalohet aborti spontan?
Pyetja: A mund të parandalohet aborti spontan?
Dr. Denisa Bajraktari nga Spitali Amerikan: Në shumicën e rasteve jo. Logjika është e thjeshtë. Që të parandalosh një pasojë, duhet të parandalosh ose të trajtosh shkakun e saj. Por është fakt se në disa raste shkaku i abortit spontan mbetet i panjohur. Në shumicën e rasteve shkak janë anomalitë kromozomike të embrionit që çojnë në ndërprerjen e zhvillimit të tij dhe përfundimi është i pashmangshëm, pavarësisht nga masat që merren. Edhe deficiti i progesteronit që mund të bëhet shkak për abort të hershëm, nuk është provuar shkencërisht se si mund të parandalohet nga terapia, me këtë hormon gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Kjo mund ta vonojë në kohë abortin deri në disa ditë, por me shumë mundësi, nuk e shmang dot atë.
Megjithatë, kur shkak janë sëmundje tashmë të njohura të gruas shtatzënë, mund të sigurohet një ecuri normale e shtatzënë nëse mbahet nën kontroll mjekësor sëmundja bazë. Dhe gruaja shtatzënë duhet të zbatojë me korrektësi të gjitha këshillat e mjekut në lidhje me mënyrën e jetesës e medikamentet e përshkruara.
Recista "Living".