A mund të parashikohen fjalët e para të bebeve?
Sipas një studimi të fundit, fjalët e para që bebet i thonë, mund të parashikohen Një zbulim i tillë u bë gjatë një hulumtimi të zhvilluar në Universitetin Indiana.
Psikologët e këtij universiteti, kanë treguar se fjalët e para të foshnjave janë të lidhura ngushtë përvojat e tyre vizuale (shqisën e të shikuarit), transmeton Klan Kosova.
Gjetjet gjithashtu sugjerojnë edhe mundësi të reja për trajtimin e fëmijëve me autizëm dhe vështirësi në të folur.
Rezultatet e studimit zbuluan një lidhje të fortë midis objekteve më të shpeshta që shohin fëmijët dhe “emrave të parë”.
Pra nëse një fëmijë sheh për një kohë të gjatë nënën dhe dëgjon këtë fjalë, me shumë mundësi kjo do të jetë dhe fjala e tij e parë.