A ndihmon çaji i Rooibos për të rënë në peshë?
Kjo është ajo periudhë e vitit ku njerëzit përpiqen të humbin peshë për të patur një trup sa më perfekt për sezonin e verës. Dhe nëse ju jeni një prej tyre duhet të bëni zakonin tuaj të përditshëm pirjen e një filxhani me çaj “rooibos”.
Rooibos, apo njohur ndryshe si “bush i kuq”, bimë që përdoret për çaj përmban aspalathin, ka treguar se ul nivelin e sheqerit në gjak, por nëse pini 6 filxhanë nga ky çaj. Kjo bimë vjen nga Afrika e Jugut dhe ka treguar se redukton nivelin e yndyrnës në qeliza.
Studimi ka treguar se njerëzit që kanë pirë gjashtë gota çaj të tillë në ditë për gjashtë javë, në fund kanë pasur një nivel të ulët glukoze. Asplathini që përmban kjo bimë, që është një antioksidant, dhe një ‘përbërës magjik’ për dietologët. Pasi gjethet thahen, procesi i oksidimit i kthen ato në ngjyrën e kuqe me të cilën njihen.