Abuzoni me paracetamolin, ja paralajmërimi i mjekut
Paracetamoli është një nga medikamentet më të përdorura për të trajtuar patologji të ndryshme të lehta. Abuzimi me këtë ilaç ose marrja e tij e shpeshtë dhe e vazhdueshme mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin tonë. Në fakt, pacientët që marrin në mënyrë rutinore paracetamol kanë 63% më shumë gjasa të vdesin papritur.
68% më shumë gjasa për të pasur një atak në zemër ose goditje në tru dhe deri në 50% më shumë gjasa të kenë ulçer ose gjakderdhje në stomak. Ekziston një efekt i panjohur i paracetamolit që e zbuloi një doktor spanjoll, Darío Fernández.
“Ka një lloj dhimbje koke që vjen nga marrja e medikamenteve kundër dhimbjeve. Është një dhimbje koke e përsëritur, një dhimbje koke nga përdorimi i tepërt i ilaçeve që shfaqet te njerëzit që marrin ibuprofen ose qetësues të tjerë dhimbjesh më shumë se 15 ditë në muaj për tre muaj rresht. Kur e ndaloni marrjen e tij për një ditë, keni një dhimbje koke të rikthyer”, shpjegoi doktori.