Agjencia Atomike: Shqipëria po e lufton me ne kancerin
Shqipëria ka rikonfirmuar angazhimin në luftën kundër kancerit me mbështetje nga IAEA, raporton Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Ministria e Shëndetësisë financon 700,000 euro duke ndarë koston me IAEA për Akseleratorin e dytë Linear në shërbimin e Onkologjisë në QSUT.
Pacientët shqiptarë që vuajnë nga kanceri kanë tashmë mundësi të përfitojnë nga shërbimi i ofruar nga teknologjia më e fundit që përdoret sot në botë për trajtimin me shërbimin radioterapi.
Marrëveshja e re MSH-IAEA përfshin gjithashtu edhe fuqizimin e shërbimit të radioterapisë, mjekësinë bërthamore dhe shërbimin e regjistrit të kancerit në Shqipëri.
Në vijim, raporti i IAEA-s:
“Kanë kaluar gati 60 vjet që kur Shqipëria i dha udhë një marrëdhënieje tashmë të frytshme dhe produktive me IAEA-n (International Atomic Energy Agency, në shqip, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike). Ekspertët e IAEA-s dhe homologët e tyre në Shqipëri kanë dalë mbanë që të zgjerojnë mbështetjen kombëtare qasje kombëtare për kujdesin ndaj pacientëve që vuajnë nga kanceri, duke përmirësuar produktivitetin dhe cilësinë e ajrit të impianteve, duke ndërtuar kapacitetet për mbrojtjen e mjedisit dhe duke krijuar infrastrukturën e nevojshme të sigurisë nga rrezatimi. Me një sy në të ardhmen dhe mundësitë që ajo do të sjellë, z. Artur Lama, Drejtori i Kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë, nënshkroi më 1 prill 2016, në emër të Ministrit të Shëndetësisë së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Beqaj, një amendament të katërt në Memorandumin para-ekzistues të Mirëkuptimit (MM) ndërmjet IAEA-së dhe Qeverisë së Shqipërisë. Amendamenti u nënshkrua edhe nga z. Martin Krause, Drejtor i Divizionit për Evropën.
I nënshkruar fillimisht më 31 janar 2005, Memorandumi i Mirëkuptimit u hartua me qëllimin e ofrimit të një kornizeje gjithëpërfshirëse për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe IAEA-s, me një fokus posaçërisht të veçantë në fushën e shëndetit të njeriut. Memorandumi u nënshkrua në mbështetje të përpjekjeve për të përmirësuar shërbimin e radioterapisë si dhe shërbimet e tjera të mjekësisë bërthamore në Spitalin “Nënë Tereza”, objekti i vetëm në atë kohë në sektorin publik të kujdesit ndaj kancerit, që i shërbente 2.9 milion banorëve të vendit.
Amendamenti i katërt dhe i fundit në Memorandumin e Mirëkuptimit të vitit 2005 vjen në mbështetje të projektit në vazhdim të bashkëpunim teknik kombëtar (TC), i cili është duke punuar në drejtim të zbatimit të një programi të ri të kontrollit të kancerit për Shqipërinë. Sipas projektit në vazhdim dhe amendamentit të katërt të Memorandumit, IAEA-ja nuk do të ndihmojë vetëm për fuqizimin e shërbimit të radioterapisë, atë të mjekësisë bërthamore dhe shërbimin e regjistrit të kancerit në Shqipëri, por do të ndihmojë gjithashtu për të siguruar prokurimin e një pajisjeje të quajtuar Akselerator Linear – e cila, përdoret zakonisht për trajtimin me rrezatim të jashtëm për pacientët që vuajnë nga kanceri – për spitalin “Nënë Tereza”. Ministria shqiptare e Shëndetësisë është angazhuar për të financuar 700,000 euro duke ndarë koston e për Akseleratorin e ri Linear.
Akseleratori linear i ri do t’i bashkohen Akseleratorit tjetër të instaluar së fundi me kontributin e Qeveria e Austrisë në një shërbim krejt të ri brenda departamentit të shërbimit të radioterapisë në spitalin “Nënë Tereza”. Kur të dy Akseleratorët Linearë do të jenë plotësisht funksionalë, pacientët shqiptarë që vuajnë nga kanceri do të kenë mundësi të përfitojnë nga shërbimi i ofruar nga teknologjia më e fundit që përdoret sot në botë për trajtimin me shërbimin radioterapie.
Avantazhi i vënies në punë të dy pajisjeve në vend të një akseleratori linear në Spitalin “Nënë Tereza” qëndron në faktin se, tashmë, kujdesi ndaj pacienti nuk do të ndërpritet nga procesi i mirëmbajtjes apo avaria e ndonjërit prej këtyre pajisjeve, pasi pacientët mund të transferohen lehtësisht për të përfituar shërbimin e ofruar nga njëra pajisje në tjetrën. Gjithashtu, numri i pacientëve që kanë nevojë të trajtohen nga kjo pajisje mund të rritet në varësi të rritjes së kërkesave për shërbimet e ofruara nga dy Akseleratorët Linearë. Spitali “Nënë Tereza” planifikoi ndërtimin, instalimin dhe vendosjne në punë të dy Akseleratorëve Linearë duke ndërtuar dy bunkerë të posaçëm në vitin 2015, si pjesë e shërbimit krejt të ri brenda departamentit të shërbimit të radioterapisë në këtë institucion”.