Aktivitete mjedisore dhe sociale nga stafi i Alpha Bank Albania

Përgjatë viteve të fundit Alpha Bank Albania ka qenë shumë aktive në fushën e përgjegjësisë sociale të biznesit duke mbështetur projekte të shumta sociale, mjedisore, shëndetësore, sportive dhe kulturore duke fituar kështu edhe çmimin e Filantropisë në Dhjetor të vitit 2015, akorduar nga Partners Albania.

alpha bank2Një nga aktivitetet e rëndësishme të Bankës është edhe Dita e Vullnetarizmit e cila prej 8 vitesh është kthyer në traditë për punonjësit e Bankës. Gjatë 2 javëve të kaluara me pjesmarrjen e më shumë se 200 punonjësve, Banka ka ndërmarrë dy nisma si ajo e pastrimit të Kepit të Rodonit nga papastërtitë e shumta që kishin mbuluar bregun si dhe atë të mbjelljes së 3,100 pishave të zeza në Liqenin e Bruçit në Parkun Kombëtar të Lurës, në siperfaqe totalisht të shkatërruara nga zjarret.

Aktiviteti më i fundit u realizua në datë 21 Qershor ku 50 punonjës të Bankës dhuruan gjak për fëmijët me talasemi nën moton ‘’Së bashku dhurojmë jetë’’, aktivitet ky i organizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar. Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania Z. Periklis Drougkas tha ‘’ Jam krenar për stafin e Bankës të cilët janë një pjesë e rëndësishme e të gjitha aktiviteteve lidhur me përgjegjësinë sociale që Banka ndërmerr dhe do të doja të falenderoja të gjithë ata që dhuruan sot pesë minuta nga jeta e tyre për të shpëtuar jetë. Kjo dhuratë kaq altruiste i bën të gjithë dhuruesit heronj dhe duhet të gëzojnë respektin e të gjithë shoqërisë.

Alpha Bank Albania operon në vend që prej vitit 1998 dhe është një prej bankave më të mëdha në vend, duke zënë një pozicion të konsiderueshëm në treg përsa i përket biznesit bankar me shumicë dhe atij me pakicë. Banka ofron një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh, si depozita dhe produkte investimi, karta debiti dhe karta krediti, produkte të kreditimit bankar me shumicë, si edhe shërbime për biznesin e vogël, atë të mesëm dhe për korporata. Aktualisht, Alpha Bank Albania ofron shërbim cilësor për më shumë se 244 mijë klientë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh në vend dhe kanale të tjera alternative, si 54 ATM, web banking dhe mobile banking, si dhe 1 200 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).

SHKARKO APP