Akullorja, e shëndetshme dhe pa u shëndoshur (FOTO)
Vera është stina e duhur për akullore, një shije mjaft e dashur si për të rritur dhe për fëmijë.
Një akullore artizanale mund të konsumohet pa ndonjë ndjesi faji se mund të marrësh ndonjë gramë më shumë peshë. Në bazë të preferencave dhe zgjedhjeve konsumatorët në vende të ndryshme mund të gjejnë disa trende mjaft kurioze ndërkombëtare.
Përbërësit kryesor të akullores janë qumështi, sheqeri dhe veza, dhe më pas i shtohen ushqime që karakterizojnë shijet e ndryshme, si çokollata apo lajthia.Soerbetot me fruta bëhen me qumësht dhe vezë dhe përmbajnë më pak kalori se shijet me krem.
Deliveroo, një kompani që shpërndan akullore në shtëpi ka nxjerrë disa fakte interesante për preferencat në vende të ndryshme të botës. Për shembull, francezët preferojnë shumë ice roll, një farë akulloreje si shami që rrotullohet rreth vetes dhe i bashkangjiten shijet e frutave dhe aromave, si limoni, borziloku, kajsia apo rozmarina.
Spanjollët preferojnë taiyakis, një ëmbëlsirë me origjinë japoneze të përbërë nga një lloj vaferi me formën e peshkut dhe e mbushur me akullore. Ndërsa në Belgjikë akullorja bëhet më trasgresive duke u shoqëruar me alkolike të ndryshme mes të cilave mojito apo daiquiri. Në Hollandë në modë është “morigerato” në formën “më pak”, (më pak sheqer, më pak yndyrna etj).
Në Britaninë e Madhe janë mjaft popullore akulloret “dairy free”, pa derivate të qumështit dhe panës dhe akulloret vegane. Në fund në Singapore pëlqehet shumë një ëmbëlsirë që vjen nga Korea, dhe quhet Bingsoo, një embëlsirë/akullore me fruta të copëtuara, qumësht të kondesuar, shurup frutash dhe fasulesh të kuqe./ T.Ch/
Sorbeto
Akullorja e Singaporit, Bingsoo
Akullorja e Frances, Ice Roll
Akullorja ne Spanje, Tayakis
Akullorja e Belgjikes me Mojito