Alarmante! Jeta moderne, po shkatërron pjellurinë te meshkujt

Një studim i fundit amerikan ka dalë në konkluzionin se jeta e shfrenuar e të rinjve meshkuj, ul pjellurinë te këta të fundit.

Sipas të dhënave të studimit, cilësia e spermës te burrat po bie çdo vit.

Klinikat e fertilitetit kanë zbuluar se lëvizshmëria e spermatozoidëve ka rënë me 1.8 për qind çdo vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autorët e studimit thonë se gjetjet mund të jenë një paralajmërim për shëndetin publik dhe se ushqimet e shpejta, mungesa e stërvitjes dhe ndotja nxisin problemin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjetjet e reja do të prezantohen këtë javë në takimin vjetor të Shoqërisë Amerikane për Mjekësi Riprodhuese në Denver të Kolorados.

Studiuesit e udhëhequr nga Kolegji Mjekësor “Sidney Kimmel” në Filadelfia dhe klinika e fertilitetit IVIRMA monitoruan pothuajse 120 mijë burra që kërkonin trajtim për problemet e fertilitetit në Spanjë dhe SHBA, nga viti 2002 në 2017.

Burrat u vendosën në tre grupe në bazë të miliona spermatozoitëve në monstrat e tyre të spermës.

Matja shihet si mënyra më e mirë për të vlerësuar pjellorinë, se sa numri i spermatozoidëve në total.

Midis meshkujve amerikanë në grupin më pjellor, i cili kishte më shumë se 15 milion spermatozoitë në lëvizje, numri u ul me 1.8 për qind për secilin vit të studimit.

Mes viteve 2002 dhe 2005, 84.7 për qind e meshkujve ishin në grupin më pjellor, por kjo ra në 79.1 për qind mes 2014 dhe 2017.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?