Alarmi, OBSH: 1 në 11 njerëz vuan nga diabeti

Bota po përballet me një ‘marshim të pamëshirshëm’ të diabetit, që tashmë prek 1 në 11 persona, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kështu, në një raport të fundit, OBSH-ja paralajmëron se numri i rasteve është 4-fishuar nga 108 milionë në vitin 1980 në 422 milionë në vitin 2014.

Niveli i lartë i sheqerit në gjak është një nga vrasësit më të mëdhenj në botë- i lidhur me 3.7 milionë vdekje çdo vit në botë.

Zyrtarët thonë se numrat do vijnë duke u shtuar nëse nuk merren masa drastike.

Raporti përfshin diabetin tip 1 dhe 2, por kryesisht rritje ka njohur tipi 2- që lidhet kryesisht me stilin e varfër të jetesës.

Njerëzit në botë po e rrisin ndjeshëm belin e tyre dhe tashmë një në tre njerëz është mbipeshë.

SHKARKO APP