Alarmi, së shpejti mund të mbetemi pa vanilje
Aroma natyrore, e nxjerrë direkt nga bima dhe jo e përftuar përmes proceseve kimike, po shkon drejt ezaurimit. Bota duhet të përgatitet për këtë fakt edhe pse vitet e fundit është rritur në mënyrë të vrullshme kërkesa për të.
Një artiukull i dejatuar i publikuar në “Chemical and Engineering News”, jep të tillë alarm, pas disa analizave të specialistëve lidhur me bimen e vaniljes.
Vanilja gjen përdorin në industrinë ushqimore, por edhe në kozmetikë dhe parfume. Sasia më e madhe vjen nga Madagaskari, përkatësisht ku 80 % e vaniljes që konsumohet por që vitin e fundit është regjistruar një rënie e prodhimit me 50 %.
Kjo për shkak të praktikës së vjeljes së hershme, për të shmangur vjedhjen e bimëve. Kjo situatë ka çuar në rritjen e çmimit të rrënjëve të vaniljes në 225 dollarë për kile.
Vanilja e nxjerrë nga këto rrënjë, e cila përbën 2 për qind të peshës së tyre, shitet për 11 mijë dollarë për kilogram, çmim që katër vite më parë ishte 1250 dollarë.
Kërkesa për vanilje është e destinuar të rritet, duke ditur që gjithnjë e më shumë ushqime e kanë atë në përbërje. Aktualisht në botë janë 10 mijë produkte që e përmbajnë.
Industria kohët e fundit e ka zëvendësuar vaniljen natyrore me një ekuivalent sintetik, i cili prodhohet në sasinë 18 mijë tonë çdo vit